Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...

Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja nga 4% në 6% për disa zona të qytetit të Vlorës.
Maksimumi i shkallës tatimore prej 8% (sa niveli i Tiranës) sakaq do të aplikohet në më shumë zona. Vendimi për ndryshimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e muajit dhjetor 2023.
Sipas vendimit të miratuar, norma e taksës 6% të ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja do të aplikohet për objektet që ndodhen në vijën e parë në zonat, si: nga rruga “Pelivan Leskaj” deri në njësinë administrative Orikum, përgjatë rrugëve “Sazani” dhe “Gjergj Kastrioti” (në Transballkanike), bulevardit “Ismail Qemali” dhe rrugës “Pelivan Leskaj”.
Ndërsa aplikimi i maksimumit të shkallës tatimore 8% do të përfshijë edhe ndërtimet e reja nga zona e Skelës deri në zonën e Tunelit. Në vendimin e mëparshëm në vijën e parë të ndërtimit me normën tatimore 8% përfshiheshin ndërtimet nga zona e Skelës deri te Rrapi.
Vitet e fundit Vlora është kryer në një destinacion të rëndësishëm turistik, çka ka nxitur interesin për blerjen e pasurive të paluajtshme në qytet, që kanë arritur deri në 2800 euro/m2 në zonën e Lungomares dhe mbi 3000 euro/m2 në resorte.
Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron se rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë në qytetin e Vlorës pritet të sjellë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, më herët pohoi për "Monitor" se në tërësi në sektorin e ndërtimit përgjatë 2024 pritet që kostot direkte të shtrenjtohen nga rritja e taksave.
“Në ndërtim kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh. Vlora hodhën diskutimin për rritjen e kësaj takse nga 4%, që e ka aktualisht, në 6%. Ndërsa ndryshimet e çmimeve të referencës do japin efekt në qytetin e Tiranës dhe pritet të rrisin mesatarisht 40% kostot e ndërtimit. Sigurisht që ky shtim kostosh do të shoqërohet me rritje të çmimeve”, pohon ai.
Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.
Për kryeqytetin taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8%. Në 5 vite, përkatësisht periudha 2018-2022, sipas të dhënave të projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia Tiranë ka mbledhur nga taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë. Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në 2022 nga kjo Taksë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë. Arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikon 7 miliardë lekë. Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë referuar të dhënave të projektbuxhetit pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve. Në 2025-2026 arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.
Me vendimin e muajit korrik 2023 qeveria ndryshoi çmimet e referencës për shitblerjen e apartamenteve vetëm për 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe 5 komuna, si Farkë, Dajt, Petrelë, Kashar dhe Prezë. Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror. Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës do të rrisë detyrimin e tyre për taksën e ndikimit në infrastrukturë që llogaritet mbi çmimet e referencës. Nga ndryshimi i çmimeve të referencës pritet të ketë shtim të detyrimit për familjarët dhe bizneset edhe për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, pasi vlera e saj është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Në rrethe referencat mbetën të pandryshuara. Sakaq Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare me qëllim përafrimin e tyre me vlerat e tregut./ Monitor.al

Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kredit...
Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rri...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj...
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...
Teksa reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve du...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundoj...
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Sot më 8 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë ...
Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë ven...
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...
Sot më 7 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Sot më 6 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konfe...
Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjel...
Sot më 5 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 l...
Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit st...
Sot më 4 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 l...
Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendi...
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...