Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shënoi rritje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për këtë produkt në fund të vitit 2023 u rrit në 3.2%, nga rreth 2% që kishte qenë në mesin e vitit dhe 2.3% që kishte qenë një vit më parë.
Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht banesave, nga individët ngelet ende ndër produktet me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar.
Megjithatë, rritja e raportit të kredive me probleme mund të jetë një sinjal kujdesi, duke pasur parasysh ritmet mjaft të larta të kreditimit në këtë segment të tregut gjatë viteve të fundit.
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022.
Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 181 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 8.4%.
Që nga fundi i vitit 2019, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët është rritur me 55%.
Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.
Rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti.
Megjithatë, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona janë vlerësuar me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, në janar të këtij viti, FMN i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar.
Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.
Rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshme, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë përmblidhen nga Banka e Shqipërisë në indeksin e Treguesit të Paralajmërimit të Hershëm (TPHP).
Në fund të tremujorit të katërt 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.54, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.51) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues të mesatares historike (0.5).
Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN mbështeten pikërisht tek treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.
Megjithatë, në vendimmarrjen e fundit Banka e Shqipërisë nuk e vlerësoi të nevojshme një masë të tillë. Në vendimin e datës 2 prill 2024, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi që shtesa kundërciklike e kapitalit të vazhdojë të qëndrojë në nivelin zero.
Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta./Monitor
Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternat...
Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme...
Sot, më 6 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje ë...
Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Viti i kaluar pritej të ishte përsëri delikat për sektorin...
Sot, më 4 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujori...
Sot, më 3 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik...
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...
Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e d...
Sot, më 2 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përka...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në a...
Sot, më 1 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së ...
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë...
Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...