Yield-et e bonove 12-mujore bien lehtë në nivelin 3.66%
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në a...

Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përkatësisht nga data 7 deri më 20 maj do të plotësojnë formularin e shpërndarë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për kushtet konkrete se në cilën fashë të energjisë elektrike përfshihen.
Plotësimi i formularit i paraprin zbatimit të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike në 3 fasha, sipas kategorizimit të bizneseve të prodhimit të bukës.
Nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave u njoftua se çdo objekt nga data 7 deri më 20 maj do të plotësojë një formular sipas kushteve konkrete se në cilën fashë përfshihet subjekti.
“FSHU-ja do të bëjë me grupe pune verifikimin e gjendjes konkrete të furrave të bukës e pastiçerive, nga data 7-20 maj. Ky do jetë hapi i parë për zbatimin e këtij vendimit të ERE-s Nr.72 datë 15/04/2024”, pohon shoqata.
Faturimet e reja që do të kryhen duke filluar më 1 maj 2024 deri në 31 dhjetor 2024 do të zbatohen sipas çmimeve të reja për prodhuesit e bukës. Pas ngritjes së një grupi pune dhe konsultimeve të vazhdueshme, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe MIE e OSHEE Group, kanë rënë dakord për tri çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti.
Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh. Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.
Aktualisht vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv duhet të paguajnë një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh të vendosur nga ERE që në vitin 2018.
Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.
Vendimi për kategorizimin e 3 çmimeve të energjisë elektrike
FSHU sh.a., në kërkesën për përcaktim të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për subjektet “Furra buke dhe/ose prodhim mielli” të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV, ka propozuar një kategorizim të ri të këtyre subjekteve si më poshtë vijon:
Kategoria I, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 7.6 lekë/kWh të energjisë elektrike.
Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:
Licenca për prodhim dhe tregtim buke me NIPT të veçantë të dedikuar ose Sekondar.
Ambienti i prodhimit ose tregtimit të jetë i veçantë, me dalje më vete dhe i ndarë me ambientet e tjera.
Duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50 kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
– Kategoria II, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 9.5 lekë/kWh të energjisë elektrike.
Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:
Licenca duhet të jetë: prodhim dhe tregtim buke, brumëra dhe pastiçerie.
Në ambientet e prodhimit dhe tregtimit duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.
– Kategoria III, subjektet të cilat përfitojnë çmimin 12 lekë/kWh të energjisë elektrike.
Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:
Këtë çmim do ta përfitojnë të gjitha ato subjekte që në ambientet e tyre, prodhohet dhe tregtohet: bukë, pastiçeri dhe prodhime brumërash.
Duhet të ketë të instaluar pajisjet përkatëse, si: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave, si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.
Në këto ambiente mund të përfshihet edhe shërbimi Bar-Kafe dhe ushqim vetëshërbim./Monitor
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në a...
Sot, më 1 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së ...
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë...
Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje ...
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...
Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës...
Sot, më 29 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 28 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Është thuajse ora 11:00. Pas një rrugëtimi jo dhe aq komod...
Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Du...
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapital...
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për t...
Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
"Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për ...
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu p...
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...