Raporti për energjinë: 276 mijë konsumatorë nuk paguajnë faturat në afat
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...

Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Duke filluar nga viti 2023, statistikat e Bankës së Shqipërisë japin për herë të parë një informacion edhe për numrin e kredive të reja të disbursuara nga sektori bankar, përveçse për vlerën e tyre.
Megjithëse mungesa e statistikave të vitit 2022 nuk mundëson krahasimin e numrit të kredive të dhëna, ajo që vërehet gjatë vitit 2023 është një rritje e ndjeshme e numrit të kredive të disbursuara tremujor pas tremujori.
Numri total i kredive të disbursuara gjatë tremujorit të katërt arriti në pothuajse 31 mijë, nga afërsisht 24 mijë kredi në tremujorin e parë të vitit.
Përveçse një tendencë në përmirësim të kredidhënies, kjo reflekton edhe një lloj sezonaliteti të kredisë, veçanërisht në segmentin e biznesit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i kredive të disbursuara për bizneset vitin e kaluar arriti në pothuajse 42 mijë, për një vlerë totale prej afërsisht 152 miliardë lekësh.
Kreditë e biznesit përbënin afërsisht 38% të numrit total të kredive të disbursuara.
Vlera mesatare e një kredie të dhënë për biznesin vitin e kaluar ishte 3.63 milionë lekë.
Ndërsa numri i kredive të dhëna për individët arriti në më shumë se 68 mijë, për një shumë totale prej afërsisht 77 miliardë lekësh.
Në numër, kreditë e individëve përbëjnë rreth 62% të totalit, ndërsa në vlerë më pak se 34% të tyre.
Vlera mesatare e një kredie për individë ishte rreth 1.13 milionë lekë.
Statistikat e pagesave japin disa të dhëna orientuese edhe për ecurinë e pagesave të kredive.
Vitin e kaluar, bizneset kryen 241 mijë pagesa të kësteve të kredisë, me një tendencë rritëse nga rreth 25500 në pothuajse 33 mijë pagesa në tremujorin e fundit. Mesatarisht, bizneset kryen rreth 20 mijë pagesa të kredive në muaj.
Megjithatë, duhet konsideruar se struktura e shlyerjes së kredive të biznesit jo gjithmonë është e njëjtë me atë të individëve, ku zakonisht pagesat kryhen me bazë mujore.
Në disa raste, pagesat e kësteve të kredive nga bizneset mund të jenë me një frekuencë më të ulët vjetore, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të portofolit e përbëjnë edhe overdraftet, që nuk parashikojnë një strukturë uniforme periodike të pagesave të principalit.
Ndërsa individët vitin e kaluar kryen afërsisht 1.73 milionë pagesa të kësteve të kredisë ose mesatarisht rreth 144 mijë pagesa në muaj.
Ecuria e pagesave mesatare mujore të kredive ishte në rënie nga tremujori i parë (rreth 146 mijë pagesa në muaj) në tremujorin e tretë (më pak se 140 mijë pagesa në muaj). Por, në tremujorin e katër, numri mesatar mujor i pagesave shënoi një rritje të fortë në 149 mijë pagesa.
Duke qenë se te individët fluksi mesatar i disbursimeve të kredive të reja ka më pak luhatje vjetore krahasuar me bizneset, rritja e numrit të pagesave gjatë tremujorit të fundit mund të konsiderohet si një përmirësim i performancës së pagesave prej tyre.
Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në fund të vitit të kaluar ra në 4.7%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008./Monitor
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapital...
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për t...
Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
"Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për ...
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu p...
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit...
Sot, më 25 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan niv...
Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakast...
Sot, më 24 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan n...
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut ...
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri ...
Sot, më 23 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Bizneset dhe ekonomistët ngrenë shqetësimin se prej mëngje...
Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i...
Sot, më 22 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Me llogaritjet për tatimin mbi të ardhurat K.E., me profes...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...