web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dridhen themelet e Botërorit 2026/ Nga ndeshjet e trukuara te ndërhyrjet e Trump

23 Korrik 2026, 18:34, Sport CNA

Dridhen themelet e Botërorit 2026/ Nga ndeshjet e trukuara te

Botërori 2026 është përfshirë në një sërë polemikash, pasi një raport i përgatitur nga "Grupi i Kopenhagenit", që merret me monitorimin e integritetit në sport, ka ngritur dyshime për episode të pazakonta në disa ndeshje të turneut.

Sipas mediave ndërkombëtare, dokumenti përmban disa sinjalizime që lidhen me vendime arbitrimi, lëvizje të pazakonta në tregun e basteve dhe ndërhyrje të mundshme që mund të kenë ndikuar në zhvillimin e takimeve. Raporti i plotë ende nuk është bërë publik.

Një nga çështjet më të diskutuara lidhet me sulmuesin e Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun.

Sipas pretendimeve, ndëshkimi i tij u anulua pas një ndërhyrjeje që raportohet se erdhi nga nivele të larta politike, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump. Deri tani nuk ka prova publike që e konfirmojnë këtë pretendim.

Vëmendje ka tërhequr edhe ndeshja mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, e përfunduar në barazim 0-0. Raportohet se para sfidës janë vendosur baste me vlerë rreth 4.8 milionë dollarë në favor të skenarit që Spanja nuk do të fitonte, çka ka nxitur diskutime mbi mundësinë e një manipulimi, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar për shkelje.

Një tjetër episod i përmendur është ai i përballjes Spanjë–Arabi Saudite, ku anulimi i një goli të Ferran Torres pas një verifikimi të VAR-it që zgjati rreth tre minuta e gjysmë është cilësuar si një nga momentet që ka ngritur më shumë pikëpyetje.

Në raport përmendet edhe ndeshja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, ku kartoni i kuq i Themba Zëane është përfshirë mes rasteve që sipas mediave po analizohen nga hetuesit.

Nga ana tjetër, FIFA ka mohuar ekzistencën e elementeve që do të tregonin manipulim. Në reagimin e saj zyrtar, organizata thekson se Task Forca e Integritetit monitoroi në kohë reale të gjitha 104 ndeshjet e turneut dhe nuk konstatoi asnjë aktivitet të dyshimtë në tregun e basteve apo prova që të sugjeronin trukim të rezultateve.

Publikimi i mundshëm i raportit të plotë pritet të sqarojë nëse bëhet fjalë për dyshime të bazuara apo vetëm për pretendime që kërkojnë verifikim të mëtejshëm./ CNA





Lajmet e fundit nga