Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave. Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit ofrues të këtyre shërbimeve.
Aleksandër Risilia, themelues dhe drejtues i kompanisë “Ritech” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në tkurrjen e numrin të kompanive IT.
“Zerimi i taksave për profesionet e lira ka dhënë shumë kontribut për zgjerimin e tregut IT në Shqipëri. Përpara krizës globale të vitit të kaluar, numri i kompanive dhe të vetëpunësuarve të shërbimit IT është rritur 40 deri 50%. Vendosja e taksimit do të ketë disa efekte. E para, kompanive IT u vihet “laku në fyt” me taksimin e ri.
Së dyti, përfshirja e taksimit nisur nga të dhënat që ne disponojmë i ka shtrenjtuar shërbimet e ofruara në Shqipëri më shumë se në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut. Kjo do të sjellë stopim të rritjes së kompanive dhe të vetëpunësuarve në këtë sektor, por edhe tkurrje të tyre. Efektet nuk janë aspak pozitive për këtë sektor që prej vitesh është zgjeruar në Shqipëri. Nga ana tjetër eksportuesit e shërbimeve IT, të cilat po krijojnë vlerë aftësish në tregun shqiptar, po vuajnë efektet e forcimit të lekut”.
Risilia shton se zbatimi i tatimit te profesionit e lira do të ndikojë negativisht jo vetëm te industria eksportuese e shërbimeve IT në Shqipëri, por edhe ndërprerjen e aftësimit profesional të individëve për të themeluar start-up-e të reja inovative për tregun e huaj.
“Nuk jemi ende gati për të qenë një treg i madh start-up, pasi të gjitha tregjet e ngjashme, si në Poloni dhe Rumani të cilat e kanë kaluar këtë fazë, fillimisht e kanë nisur duke ofruar shërbime ndaj kompanive të huaja.Të punosh për kompani të mëdha do të thotë të rrisësh aftësitë profesionale. Kjo ka sjellë që shumë individë që kanë punuar më parë me kompanitë e mëdha të huaja janë aftësuar profesionalisht për krijuar start-up, pasi është shumë e vështirë për të ngritur start up inovativ me impakt botëror nëse nuk ke aftësi. Aftësitë fitohen duke punuar për kompani e mëdha. Prandaj është tepër e nevojshme që miratimi i politikave fiskale të jenë të përshtatshme për IT, pasi janë kontribuuesi më i madh i individëve për ngritjen e strat up në Shqipëri”, tha ai.
Risilia tha se industria nuk është më në krizë për gjetjen e punonjësve, situata i është rikthyer normalitetit para pandemisë së Covid-19.
“Pas pandemisë së Covid-19 sektori IT në mbarë botën u fut në krizë, nga ku u prek edhe sektori në Shqipëri. Kriza nisi nga gjysma e dytë e vitit 2021, madje viti 2023 ka qenë më i vështiri për industrinë.
Kompanitë u përgatitën për këtë situatë dhe pavarësisht se viti 2023 ishte i vështirë, rekrutimet e stafit u rritën 30%. Tashmë situatë është më e lehtë për rekrutime në sektorin IT, pas krizës për gjetjen e punonjësve që shkaktoi jo vetëm fryrje masive të pagave, por edhe të lëvizjeve të punonjësve. Pati një kërkesë të lartë edhe nga kompanitë europiane për punonjës remote nga Shqipëria, për këtë arsye shumë prej programuesve emigruan drejt Holandës apo Gjermanisë.
Aktualisht disa programues apo inxhinierë software që emigruan po rikthehen, sepse politikat fiskale të vendeve të zhvilluara taksojnë një pjesë të konsiderueshme të ardhurave të tyre. Të ardhurat neto mbeteshin të pakta. Duhet theksuar se shumë prej tyre kishin dëshirë për të provuar të punonin dhe jetonin jashtë, por pavarësisht të ardhurave të larta, përballimi i kostos së jetesës në Europë është i lartë”, pohon ai./ Revista Monitor
Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
"Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për ...
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu p...
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit...
Sot, më 25 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan niv...
Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakast...
Sot, më 24 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan n...
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut ...
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri ...
Sot, më 23 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Bizneset dhe ekonomistët ngrenë shqetësimin se prej mëngje...
Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i...
Sot, më 22 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Me llogaritjet për tatimin mbi të ardhurat K.E., me profes...
Rreth 1 mijë euro në muaj tatim për një periudhë 9-muj...
Sot, më 21 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Moody's”...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...