SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Moody's”, ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 prill 2024. Perspektiva “pozitive” pasqyron mundësinë e një skenari më të mirë fiskal sesa pritej, i cili mund të rezultojë në një përmirësim të qëndrueshëm të forcës fiskale të Shqipërisë.
Agjencia deklaron se Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik përmes tri goditjeve të njëpasnjëshme gjatë kohëve të fundit, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe krizën energjetike të vitit 2022.
Agjencia vlerëson se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u kthye në një trajektore të qëndrueshme rënëse në vitin 2022, duke kompensuar plotësisht rritjen e borxhit përgjatë periudhës 2019-2021. "Moody's" pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet në 56.3% në vitin 2024 nga 59.2% në vitin 2023. Përtej këtij viti, "Moody's" pret që raporti i borxhit ndaj PBB-së të qëndrojë në një trajektore të qëndrueshme rënëse, në sajë të suficiteve primare të pritshme dhe të një rritje të qëndrueshme të PBB-së.
"Moody's" pret që autoritetet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat përfshijnë një bilanc primar jo më të ulët se zero dhe një reduktim të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së çdo vit derisa të arrijë 45% të PBB-së.
Agjencia është e mendimit se rënia e borxhit pritet të nxitet nga reformat e vazhdueshme fiskale, përfshirë strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike. Ndikimi pozitiv i këtyre reformave mund të tejkalojë pritjet aktuale të agjencisë.
Agjencia vlerëson se përmirësimi i konsiderueshëm i bilancit të llogarisë korrente kohët e fundit pritet të jetë strukturor, me vetëm deficite të vogla të parashikuara për vitet 2024-2025, të mbështetura nga bumi i turizmit dhe rritja e remitancave.
Agjencia është e opinionit se flukset e qëndrueshme të investimeve të huaja direkte në turizëm dhe energji, përmirësimet në produktivitet, si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcat e punës mbështesin një perspektivë pozitive ekonomike afatmesme. Agjencia parashikon një rritje reale të PBB-së në 3.5% në vitin 2024.
Sipas vlerësimeve të agjencisë sistemi bankar mbetet i fortë dhe me likuiditet të lartë.
Agjencia është e mendimit se profili i kreditit të Shqipërisë do të përfitojë gjithashtu nga zbatimi gradual i reformave të mëtejshme që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE. Ritmi i reformave ka të ngjarë të forcohet me përparimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Integrimi i mëtejshëm ekonomik me BE-në, partnerin më të madh tregtar të Shqipërisë, ka të ngjarë të përmirësojë potencialin e rritjes së ekonomisë të saj në afatmesëm dhe eventualisht të ngushtojë më tej hendekun në nivelet e të ardhurave me vendet anëtare të BE-së.
Plani i Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga Komisioni Europian në nëntor 2023, me suport prej fondeve të para-anëtarësimit të BE-së dhe investimesh në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), do të mbështesin zbatimin e reformave të mëtejshme institucionale edhe në Shqipëri dhe konvergjencën e të ardhurave për banorë me nivelet e vendeve e BE-së, parashikon "Moody’s"./CNA
Sot, më 20 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Inflacioni bazë pësoi rënie të mëtejshme në muajin mars, d...
Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme...
Sot, më 19 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejt...
Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tat...
Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka ...
Sot, më 18 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vetëm 46% e kompanive kanë deklaruar se kanë rritur pagat ...
Sot, më 17 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Biznesi percepton se informaliteti në ekonomi është më...
Prodhimi vendas i birrës, prej gati 1 viti që gjendej ...
Struktura e punësimit në vend vijoi të dominohet nga vetëp...
Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 15 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 14 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 13 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Banka e Shqipërisë vlerëson se funksionimi i sistemit ...
Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 ...
Sot, më 12 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...