Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Inflacioni bazë pësoi rënie të mëtejshme në muajin mars, duke forcuar besimin se rritja e çmimeve në ekonomi, për momentin, po kthehet brenda objektivit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë në muajin mars zbriti në 2.73%, nga 2.91% që kishte qenë në muajin shkurt. Inflacioni bazë ka arritur nivelin më të ulët që prej shkurtit të vitit 2022.
Edhe inflacioni mesatar bazë i tremujorit të parë shënoi rënie të ndjeshme në 2.85%, nga 3.42% që kishte qenë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. I matur për tremujorin, inflacioni bazë ndodhet në nivelin më të ulët që prej tremujorit të fundit 2021.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Megjithëse Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta, kryesisht për shkak të trysnisë që vjen nga tregu i punës, inflacioni bazë po ndjek një trajektore rënëse, por duke ngelur sidoqoftë në nivele më të larta se inflacioni i shportës së plotë të çmimeve të konsumit.
Sipas INSTAT, në muajin mars inflacioni zbriti në 2.3%, në nivelet më të ulët prej pothuajse tre vjetësh. Megjithatë, kontributin kryesor e ka dhënë ulja e ndjeshme e inflacionit të importuar, për shkak të rënies së çmimeve të mallrave në tregjet botërore dhe efektit të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Rënia e inflacioni, që ka shkuar edhe përtej pritshmërive, siç u shpreh Guvernatori Sejko në muajin mars, po ndryshon edhe skenarët e politikës monetare. Në mbledhjen e muajit mars, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë normën bazë të interesit të pandryshuar, në nivelin 3.25%. Nëse deri në fund të vitit të kaluar pritej një rritje e mëtejshme e normave të interesit, për momentin një skenar i tillë duket se po shkon drejt arkivimit.
Madje, ka analistë që mendojnë se Banka e Shqipërisë tashmë mund të fillojë të mendojë për uljen e normave të interesit, duke marrë në konsideratë rënien e inflacioni poshtë objektivit, por edhe tendencat e mëtejshme mbiçmuese të kursit të këmbimit të Lekut.
Megjithatë, ka edhe nga ata analistë që besojnë ende se këtë vit mund të kemi raunde të reja të rritjes së inflacionit. Në analizën e fundit për Shqipërinë, Raiffeisen Research parashikon një inflacion më të nxehtë gjatë muajve të verës, kryesisht për shkak të sezonit të fortë turistik në vazhdim, rritjeve të mëtejshme të pagave dhe çmimeve më të larta të naftës në tregun ndërkombëtar./Monitor
Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme...
Sot, më 19 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejt...
Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tat...
Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka ...
Sot, më 18 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vetëm 46% e kompanive kanë deklaruar se kanë rritur pagat ...
Sot, më 17 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Biznesi percepton se informaliteti në ekonomi është më...
Prodhimi vendas i birrës, prej gati 1 viti që gjendej ...
Struktura e punësimit në vend vijoi të dominohet nga vetëp...
Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 15 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 14 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 13 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Banka e Shqipërisë vlerëson se funksionimi i sistemit ...
Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 ...
Sot, më 12 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Operatorja turistike, Alberta Zani e ftuar në një emision ...
Kursi i këmbimit euro-lek vazhdon rënien dhe ka prekur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...