Doganat/ Të ardhurat e 3-mujorit, rreth 500 milionë euro
Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 ...

Banka e Shqipërisë vlerëson se funksionimi i sistemit të pagesave AIPS Euro u ka kursyer bizneseve dhe konsumatorëve shqiptarë rreth 37 milionë euro vitin e kaluar.
Vlera e kursyer nga përdorimi i sistemit kombëtar AIPS Euro jep një ide të përfitimeve të mëdha që do të ketë ekonomia shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, që do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë.
Shqipëria është një vend me ndërveprim shumë të lartë ekonomik me vendet e Bashkimit Evropian, në fusha si shkëmbimet tregtare, të ardhurat nga puna dhe remitancat, turizmi, etj. SEPA i bën pagesat ndërkufitare midis vendeve anëtare në të po aq të thjeshta dhe të lira sa pagesat brenda vendit. Me pjesëmarrjen në SEPA, do të mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta si për pagesat kombëtare, ashtu edhe për ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike.
Aktualisht, transfertat dhe pagesat me vendet e Bashkimit Evropian dhe anasjelltas kryhen nëpërmjet bankave korrespondente, që përfaqësojnë një kanal të kushtueshëm dhe joefikas për sa i përket kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimit të finalizimit të tij, transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Pritet që vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA të merret brenda gjysmës së parë të këtij viti, ndërsa implementimi i anëtarësimit mund të kërkojë deri në dy vjet.
Sistemi kombëtar AIPS Euro u bë operativ në vitin 2022, me qëllimin për t’u mundësuar qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto më të ulëta dhe në një kohë më të shpejtë nga procesi i kryer më parë nëpërmjet bankave korrespondente.
Në vitin 2023, në sistemin AIPS Euro u procesuan 249 mijë transaksione, në rritje me 60% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa vlera e transaksioneve arriti në 4.13 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 24%. Mesatarisht, vitin e kaluar në këtë sistem janë procesuar rreth 1,016 transaksione në ditë, me një vlerë mesatare qarkullimi ditor prej rreth 17 milionë eurosh.
Sistemi AIPS Euro i ngritur nga Banka e Shqipërisë, përcakton disa komisione tavan për transfertat kombëtare në euro, çka i ka ulur ndjeshëm kostot për klientët e sektorit bankar.
Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga banka nuk duhet të jetë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.
Për pagesat që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë joelektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.
Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma. Për transfertat e kryera përmes këtij sistemi nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
Sistemi AIPS Euro funksionon vetëm për kryerjen e transfertave në euro brenda vendit, ndërsa për transfertat ndërkombëtare bankat shqiptare ende janë të detyruara të veprojnë nëpërmjet bankave të huaja korrespendente./Monitor
Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 ...
Sot, më 12 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Operatorja turistike, Alberta Zani e ftuar në një emision ...
Kursi i këmbimit euro-lek vazhdon rënien dhe ka prekur...
Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga gj...
Ish-të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas ka...
Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e qumështit të lo...
Sot, më 11 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Çdo subjekt që kryen një investim për prodhim energjie qof...
Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontrib...
Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e...
Sot, më 10 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Në “Durrës Yachts Marina” është njoftuar hapja e shitjeve ...
Sot, më 9 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit t...
Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjes...
Sot, më 8 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Brenda vitit, çmimet e pronave në bregdet janë rritur mbi ...
Shumë të huaj që më parë parapëlqenin të kishin një sh...
Sot, më 7 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...