Shuplakë Elisës së inceneratorëve
Elisa e inceneratorëve është përballur me të vërtetën që i...
Elisa e inceneratorëve është përballur me të vërtetën që i...

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar.
Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një aktmarrëveshje të shkurtit 2023.
Në mars 2023, Komisioni i Konkurrencës vendosi se aktmarrëveshja e datës 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, binte në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Sipas Komisionit, zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë, ajo u klasifikua si marrëveshje e ndaluar.
Komisioni i Konkurrencës vendosi edhe monitorimin njëvjeçar të tregut, për t’u siguruar se vendimi do të zbatohej nga autoshkollat.
Për një periudhë njëvjeçare, Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i ka monitoruar subjektet Autoshkolla, të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, në lidhje me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve.
Për qëllime të monitorimit është përdorur metodologjia secret shopper (një formë e hulumtimit të tregut që përfshin punësimin ose trajnimin e njerëzve për të vepruar si klientë dhe për të vizituar, telefonuar ose ndërvepruar me ndërmarrjet), si një instrument për t’u informuar në lidhje me paketat e çmimeve së shërbimeve të ofruara nga autoshkollat.
Nga monitorimi në terren i rreth 45 subjekteve autoshkolla, nëpër qarqe të ndryshme të Shqipërisë, të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, kategoria B, rezultoi se me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve variojnë nga 23.000 lekë deri në 45.000 lekë.
Kryesisht subjektet autoshkolla që ndodhen në Qarkun e Tiranës ofrojnë çmime më të larta se subjektet autoshkolla të qarqeve të tjera në vend. Disa nga faktorët që sjellin diferenca midis çmimeve të paketave të shërbimeve të ofruara nga autoshkollat, kanë rezultuar numri i orëve mësimore; kostot e ndryshme; materialet mësimore, etj.
Nga monitorimi i subjekteve autoshkolla rezulton se, gjatë periudhës së monitorimit (mars 2023 – mars 2024), nuk vërehen ndryshime të çmimeve të shërbimit të mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi (kategoria B), si dhe për pajisjen me leje drejtimi për kategoritë e tjera.
Gjithashtu edhe nga takimet e zhvilluara më datë 19.03.2024 me përfaqësues të Shoqatës “Kombëtare e Autoshkollave” dhe Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë”, rezultoi se, giatë periudhës njëvjeçare nën monitorim, çmimi i shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi të ofruara nga subjektet autoshkolla nuk ka pësuar rritje.
Gjatë periudhës së monitorimit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 41, datë 22.12.2023, “Për miratimin paraprak të tarifave të lejedrejtimit dhe tarifave të çertifikatës së aftësisë profesionale”, ka miratuar paraprakisht tarifat e reja të shërbimeve të lejedrejtimit dhe shërbimeve të certifikatës së aftësisë profesionale. Ky vendim është miratuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën nr. 6/1 prot., datë 16.01.2024, “Mbi miratimin e vendimit nr. 41, datë 22.12.2023 të Këshillit Drejtues”.
Rishikimi i tarifave të shërbimeve të drejtuesve të mjetit, sipas DPSHTRR, është bërë bazuar në përllogaritjen e analizës së kostos, pas 23 vitesh.
Një pjesë e tarifave nuk ishin rishikuar që nga viti 2001 dhe pjesa më e konsiderueshme e tyre kanë qenë të pandryshuara prej 15 vitesh, pavarësisht rritjeve të kostove operative dhe rritjes së kostove në sistemet informatike për informatizimin e shërbimeve.
Gjithashtu në vijim të ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, neni 124, është zgjatur në 15 vjet afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit për personat deri në moshën 70 vjeç.
Në përfundim të procedurës së monitorimit të tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi rezultoi se nga ana e subjekteve autoshkolla është zbatuar pika I e Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 970/2023, duke mos aplikuar rritjen e tarifave./ Monitor
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri ...
Sot, më 23 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Bizneset dhe ekonomistët ngrenë shqetësimin se prej mëngje...
Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i...
Sot, më 22 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Me llogaritjet për tatimin mbi të ardhurat K.E., me profes...
Rreth 1 mijë euro në muaj tatim për një periudhë 9-muj...
Sot, më 21 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Moody's”...
Sot, më 20 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Inflacioni bazë pësoi rënie të mëtejshme në muajin mars, d...
Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme...
Sot, më 19 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejt...
Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tat...
Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka ...
Sot, më 18 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vetëm 46% e kompanive kanë deklaruar se kanë rritur pagat ...
Sot, më 17 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Biznesi percepton se informaliteti në ekonomi është më...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...