Profesionistët e lirë, të ardhurat mujore mesatare neto 1400 euro/ Do të paguajnë 75 milionë euro tatim
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...

Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje më të balancuar sipas kompanive të ndryshme në tremujorin e parë të këtij viti.
Pjesa e tregut e dy kompanive të para, e matur sipas primeve të shkruara bruto ka rënë, ndërsa kompanitë e tjera kanë fituar terren.
Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tremujorin e parë 2024 Sigal Uniqa Group Austria ka ruajtur kryesimin në treg, me 24.5% të primeve të shkruara bruto. Megjithatë, pjesa e tregut e Sigal ka rënë nga niveli prej 28.2% që mbante në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndjek Albsig, që për tremujorin e parë zotëronte 20.9% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Edhe kompania e grupit Kastrati ka pësuar rënie në pjesën e saj të tregut, nga niveli prej 23.3% që mbante një vit më parë.
Duke analizuar të dhënat e tremujorit të parë, rënia e pjesës së tregut të Sigal mund të shpjegohet së shumti me tkurrjen e segmentit të sigurimeve vullnetare. Sigal dhe Albsig janë dy kompanitë që kanë peshën më të lartë të produkteve vullnetare në strukturën e primeve të shkruara bruto. Rënia e këtij segmenti të tregut e ka ndikuar negativisht edhe pjesën e tregut të dy kompanive më të mëdha.

Ndërkohë, të gjitha kompanitë e tjera e kanë rritur pjesën e tyre të tregut krahasuar me një vit më parë. Sigma Vienna Insurance Group ka arritur në pothuajse 13.8% të tregut, nga 11.4% që mbante një vit më parë. Kompania më e madhe e grupit vienez në Shqipëri njëkohësisht ka shënuar edhe rritjen më të lartë të primeve të shkruara bruto për tremujorin, me 21.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndjek Eurosig, që për tremujorin zotëronte 13.4% të primeve të shkruara bruto, nga 12.1% që mbante një vit më parë.
Në rritje është edhe Intersig Vienna Insurance Group, që ka arritur në 8.7% të tregut (nga 8.1% një vit më parë, Insig, që ka arritur në 6.6% (nga 6.2% një vit më parë), Atlantik, në 6.3% (nga 5.2% një vit më parë) dhe Ansig, në 6% (nga 5.6% që mbante një vit më parë).
I ndarë sipas grupeve siguruese zotëruese, tregu edhe për tremujorin e parë të këtij viti kryesohet nga Uniqa Group Austria, me 24.5% të primeve të shkruara bruto.
Ndjek Vienna Insurance Group (Sigma dhe Intersig), me 22.5% dhe grupi Eurosig (Eurosig dhe Insig), me 20% të primeve të shkruara bruto.
Sipas origjinës së kapitalit, megjithatë, tregu edhe këtë vit kryesohet nga kompanitë me kapital shqiptar. Pjesa e tregut e kompanive me kapital shqiptar arriti në 53%, nga 52.3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prej më shumë se një dekade, tregu i sigurimeve nuk po shfaq hyrje të investitorëve të rinj dhe ngelet i ndarë mes dy grupeve austriake dhe kompanive me kapital vendas./ Monitor.al
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...
Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës...
Sot, më 29 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 28 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Është thuajse ora 11:00. Pas një rrugëtimi jo dhe aq komod...
Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Du...
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapital...
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për t...
Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
"Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për ...
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu p...
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit...
Sot, më 25 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan niv...
Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakast...
Sot, më 24 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...