Taksat vendore/ Barra tatimore për banorë më e lartë në Tiranë, më e ulëta në Dibër
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...

Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik ditën e sotme.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 100.31 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit të euros rezulton aktualisht në rënie me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera prej 100.49 lekësh, e regjistruar në korrik të vitit të kaluar.
Kursi i këmbimit të euros nisi një fazë të re rënieje qysh në fund të tremujorit të parë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo i detyrohet kryesisht rritjes së prurjeve valutore që besohet se lidhen kryesisht me turizmin. Duke pasur parasysh dinamikën e të ardhurave nga turizmi, një rënie graduale e kursit gjatë tremujorit të dytë deri në pikun e sezonit veror ishte e pritshme.
Sipas agjentëve, një ndikim të vogël mund të ketë edhe festa e Pashkëve ortodokse këtë fundjavë, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia.
Paralelisht, forcimi i lekut po mbështetet edhe nga politika fiskale shtrënguese që po vazhdon të ndjekë qeveria shqiptare. Në fund të muajit mars, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 33.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm pas mesit të këtij viti, me rritjen e parashikuar të pagave dhe me shtimin e ritmit të shpenzimeve kapitale, mund të pritet balanca buxhetore të fillojë të tkurret. Megjithatë, eksperienca e vitit të kaluar tregoi suficit në rritje deri në fund të muajit tetor.
Rënia e euros po mban nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye të enjten me 93.79 lekë, paundi britanik me 117.31 lekë dhe franga zvicerane me 102.77 lekë.
Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, logjika sugjeron që leku do të vazhdojë të forcohet më tej gjatë muajve të ardhshëm dhe kufiri psikologjik i 100 lekëve do të thyhet shumë shpejt. Rënia e euros apo të paktën ngadalësimi i kësaj rënieje në këto rrethana duket se mund të frenohet vetëm nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në regjimin e lirë të kursit të këmbimit. Por, rënia e vazhdueshme e inflacionit në muajt e parë të vitit 2024 mund ta justifikojë një ndërhyrje të bankës qendrore, pikërisht në këndvështrimin e objektivit të saj ligjor, të stabilitetit të çmimeve.
Ndërkohë që forcimi i lekut ka ndikuar në tkurrjen e inflacionit të importuar dhe i ka bërë më të lira mallrat dhe shërbimet që blihen jashtë vendit, nga ana tjetër ky forcim ka dëmtuar sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Këtu përfshihet edhe turizmi, megjithëse ai ka e ndier më pak këtë efekt, për shkak të një cikli në rritje të fortë të sektorit dhe numrit rekord të vizitorëve të huaj./ Monitor.al
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...
Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e d...
Sot, më 2 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përka...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në a...
Sot, më 1 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së ...
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë...
Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje ...
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...
Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës...
Sot, më 29 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 28 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Është thuajse ora 11:00. Pas një rrugëtimi jo dhe aq komod...
Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Du...
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapital...
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...