Monedhat që pësojnë rritje/ Kursi i këmbimit, 3 maj 2024
Sot, më 3 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...

Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars rezerva valutore kishte vlerën e 5.6 miliardë eurove, në rënie me afërsisht 4.2% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, vlera e rezervës valutore ngelet dukshëm në rritje me bazë vjetore, me 11.5% më shumë krahasuar me marsin 2022.
Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në fund të vitit të kaluar, titujt e borxhit përbënin afërsisht 75% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 17% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë. Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe.
Sipas statistikave të tregtisë së jashtme, rezerva valutore e vendit mbulonte më shumë se tetë muaj importe, bazuar në vlerën e tyre mesatare për tremujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.
Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Kalendari i ndërhyrjeve parashikon që shuma e synuar për tu blerë nëpërmjet ankandeve për vitin 2024 do të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove. Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 20 ankande të blerjes së valutës, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor.
Gjysma e ankandeve do të jenë në variantin spot (me blerje ditën e ankandit), ndërsa gjysma do të jenë të llojit forward njëmujor (me blerje pas një muaji, sipas kursit të fiksuar në datën e ankandit). Banka e Shqipërisë në tre vitet e fundit ka aplikuar ankandet e llojit forward, si një përpjekje për të nxitur përdorimin e këtyre marrëveshjeve edhe në transaksionet ndërbankare dhe mes subjekteve private.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 249 milionë euro në ankandet për planifikuara për nevojat e rezervës valutore vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga banka qendrore, sasia e valutës së blerë është rritur me 75% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, përveç blerjeve të realizuara në ankandet e planifikuara, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka kryer dy ndërhyrje në treg nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta, me qëllim për të parandaluar çrregullimet në kursin e këmbimit valutor.
Banka e Shqipërisë bleu përkatësisht pesë milionë euro në datë 9 qershor dhe 12.1 milionë euro më datë 20 korrik, ditë kur euro pati prekur nivelin minimal historik në kursin e këmbimit me Lekun. Duke përfshirë edhe blerjet që patën qëllim të frenonin rënien e mëtejshme të kursit, Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 269.8 milionë euro gjatë vitit 2023.
Sipas projeksioneve të Qeverisë në relacionin e projektbuxhetit 2024, gjatë tre viteve të ardhshme rezerva valutore pritet të rritet me më shumë se 25% dhe të arrijë në pothuajse 7.2 miliardë euro./Monitor
Sot, më 3 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik...
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...
Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e d...
Sot, më 2 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përka...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në a...
Sot, më 1 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së ...
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë...
Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje ...
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...
Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës...
Sot, më 29 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 28 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Është thuajse ora 11:00. Pas një rrugëtimi jo dhe aq komod...
Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Du...
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...