"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset që nuk ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të vendimit me listën analitike, por ndërkohë figurojnë të regjistruar si shërbim profesional, duhet të përditësojnë "online" kodin ekonomik të aktivitetit.
Nga bizneset gjetja e kodit ekonomik në përputhje me listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave verifikohet lehtësisht në e-Filing në rubrikën ku deklarohen tatimet. Ndërsa ndryshimet bëhen "online" nëpërmjet e-Albania.
“Me ligjin e ri 'Për tatimin mbi të ardhurat' nga janari 2024 do të tatohen edhe disa profesione si aktiviteti i të cilëve është me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. Cilat janë këto profesione: mjekët, juristët, inxhinierët e IT, avokatët, dentistët, etj., që ofrojnë shërbime profesionale. Pavarësisht formës ligjore përfshihen të gjitha kategoritë.
Biznesi im është i regjistruar prej vitesh. Si mund ta kuptoj që duhet të paguaj tatim? Verifiko kodin ekonomik, i cili duhet të jetë i përshtatur me aktivitetin që ushtron.
Thjesht fare në llogarinë tende në e-filing, ku deklarohen tatimet. Verifiko kodin në listën e publikuar në faqen e tatimeve dhe ndryshoje nëse është i pasaktë.
Gjej kodin ekonomik që përputhet me aktivitetin tënd dhe përditësoje në shërbimet "online" dhe e-Albania. Aplikim për ndryshim të personit fizik. Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”, sqarohet në videon e shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Kodi ekonomik për bizneset e profesioneve të lira sipas shërbimeve të ofruara gjendet në listën analitike të vendimit të qeverisë e botuara në Fletoren Zyrtare në dhjetor 2023.
Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, dhe përmban 262 profesione.
Sipas vendimit, në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive përcakton ndarjen dhe aktivitetin në të cilën bën pjesë tatimpaguesi përkatës.
Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen llojet e veprimtarisë, si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizive, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës; Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit; Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese; Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi./ Monitor.al






Sot, më 27 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “...
Kostoja e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit ...
Vrojtimi i “Monitor” me ekspertët e ekonomisë ka treguar s...
Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vend...
Sot, më 26 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 25 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill r...
Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh p...
Sot, më 24 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ru...
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan...
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Edhe përgjatë 2023-shit peshën kryesore të të ardhurav...
Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shta...
Sot, më 20 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...