Vendi, në vështirësi për mësues/ Në Veri nuk ka kush të japë matematikë
Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh p...
Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill rreth 7,9 miliardë lekë (77 mln euro) prej rezultatit financiar pozitiv të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, skema publike e pensioneve (ISSH).
Ministria e Financave raportoi se shënoi një rekord historik të të ardhurave buxhetore në prill me rreth 67 miliardë, por 12% për qind e kësaj shume ishte kontribut i tepricave të skemës së pensioneve.
Sakaq, qeveria shqiptare administron dhjetëra ndërmarrje që funksionojnë mirëfilli si biznese, por asnjëra nuk ka mundur të ketë një rezultat të tillë, madje shumë prej tyre subvencionohen nga taksat e qytetarëve.
Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçantë “Rezultati Financiar i ISSH-së.”
Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.
Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tri herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politikë që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime.
Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat.
Në krahun e shpenzimeve skema e pensioneve po ndihmohet nga pensionet e reja, që po dalin më të ulëta se në vitet paraardhëse. Personat që po dalin në pension së fundmi nuk po mundin të plotësojnë kriteret për pagesë të plotë që përfundojnë me përfitime afër pensionit minimal.
Rezultati i ISSH-së u bë shkak për ndryshimin e buxhetit 2024 me akt normativ që në fillim të vitit.
Gjithsesi në afat të gjatë skema e pensioneve është rrezikuar nga zhvillimet demografike në vend.
Projeksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara që i takojnë vitit 2022 tregojnë se Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni të fortë demografik. Deri në vitin 2070, pjesa e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind aktualisht.
Gjatë të njëjtës periudhë, popullsia në moshë pune në grupmoshën (25–64 vjeç) parashikohet të bjerë 41 për qind të popullsisë totale deri më 2070 nga 54 aktualisht. Ndërsa raporti i varësisë së moshës së vjetër (grupmosha +65 në raport me popullsinë 25-65 vjeç) do të rritet me tej.
Raporti i varësisë për moshat e vjetra nga 26 për qind aktualisht do të rritet në 83 %deri në vitin 2070, më e lartë në të gjithë Rajonin. Fluksi i lartë i emigracionit, rritja e jetëgjatësisë dhe normat e ulëta të lindshmërisë e nxisin këtë prirje afatgjatë.
Nga ana tjetër tendencat e tregut të punës shtojnë sfidat demografike. Shkalla e mbulimit me sigurime në popullsinë në moshë pune është shumë e ulët në Shqipëri. Për shembull në vitin 2023 rreth 1.86 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç, prej tyre vetëm rreth 44 qind ishin kontribuues në skemën e pensioneve.
Rreth 56 për qind e popullsisë në moshë nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë. Midis të vetëpunësuarve, një numër i vogël kontribuon skemë rurale, ndërsa të vetëpunësuar të tjerë kontribuojnë në skemën kryesore dhe përbëjnë vetëm 10 për qind të totalit të kontribuuesve, teksa vetëpunësimi zë gati 30 për qind të punësimit total në vend.
Banka Botërore analizon se shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve ngre rrezikun për rritjen e fortë të pensioneve të pjesshme në të ardhmen./Monitor
Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh p...
Sot, më 24 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ru...
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan...
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Edhe përgjatë 2023-shit peshën kryesore të të ardhurav...
Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shta...
Sot, më 20 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është ...
Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundë...
Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti...
Sot, më 19 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga...
Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, ...
Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të...
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...