Gëzim Topçiu rrëfen Maliqin e transformuar/ Investime, histori dhe vizioni për një bashki turistike
CNA TV udhëton këtë herë drejt Bashkisë së Maliqit, një te...
CNA TV udhëton këtë herë drejt Bashkisë së Maliqit, një te...

Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste në ekonominë shqiptare. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kostot e punës për njësi u rritën me 5.4% në tremujorin e katërt të vitit 2023.
Rritja e këtij treguesi ngelet në nivele të larta, por megjithatë është në tendencë ngadalësuese krahasuar me tremujorët e mëparshëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja më e ngadaltë e kostove të punës për njësi është diktuar si nga ngadalësimi i normës së rritjes së pagës reale, ashtu edhe nga kalimi gradual i rritjes së produktivitetit, nga vlera negative në vlera pozitive gjatë tremujorit të fundit 2024.
Megjithatë, duhet thënë se në vlera mesatare për gjithë vitin 2023, kostot e punës për njësi janë zgjeruar me 9.7%, dukshëm më të larta krahasuar me vitin e mëparshëm kur rritja shënonte 2.3%.
Ndërkohë, kostot e tjera prodhuese kanë vazhduar tendencën ngadalësuese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023. Çmimet e prodhimit u rritën me 3.1% nga 5.2% në tremujorin e tretë të vitit 2023.
Çmimet e prodhimit për tregun vendas shënuan ngadalësim më të fortë sesa ato për eksport, duke u rritur me 4.2 nga 7.2% një tremujor më parë.
Që prej vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se presionet që vijnë nga ekonomia e brendshme po fitojnë gjithmonë e më shumë peshë në strukturën e inflacionit.
Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, këtë muaj, Guvernatori, Gent Sejko, tha se presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta.
“Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, kërkesë e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat,” tha Sejko.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kontributi i lartë i inflacionit të brendshëm në strukturën e inflacionit total ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Raporti i fundit i politikës monetare nënvizon se inflacioni bazë dhe ai i brendshëm konsoliduan konvergjencën mes tyre, duke shënuar vlerat përkatëse 2.8 dhe 2.9% në këtë tremujor.
Megjithëse u pakësuan me rreth 0.6 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm, ata ruajtën norma më të larta sesa inflacioni total. Inflacioni bazë neto gjithashtu u ngadalësua, por në mënyrë mjaft më të moderuar, duke zbritur në 3.2 nga 3.3% një tremujor më parë. Inflacioni bazë neto vijoi të mbetet lehtësisht mbi objektiv dhe mbi mesataren e tri viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë së inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjera me afat të gjatë përdorimi.
Inflacioni bazë matet mbi rreth 69% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni bazë neto që përjashton nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi rreth 46% të saj.
Nga njëra anë, përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit shënuan rënie të shpejtë. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 2.5% dhe 2.3%, norma këto të përgjysmuara krahasuar me ato të një tremujori më parë.
Këto rënie pasqyruan kryesisht ngadalësimet e dukshme të inflacionit të ushqimeve të papërpunuara, si pasojë e rënies së çmimeve të ushqimeve në tregjet e huaja si edhe të mbiçmimit të kursit të këmbimit.
Formimi i inflacionit total (2.7% për tremujorin I 2024) ruajti të njëjtin profil si më parë, me mbizotërim të kontributeve të brendshme, me 2.3 pikë përqindje.
Sipas Bankës së Shqipërisë, intensiteti i presioneve të brendshme inflacioniste, mbeti relativisht i lartë, pikërisht në pasqyrim të kërkesës relativisht të lartë për mallra e shërbime dhe të rritjes së kostove të punës për njësi./Monitor
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shta...
Sot, më 20 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është ...
Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundë...
Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti...
Sot, më 19 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga...
Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, ...
Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të...
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e ...
Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi rënie të ndjeshme...
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vit...
Shqipëria është vendi që ka pasur ecurinë më të mirë t...
Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) me...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kës...
Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 20...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...