Rikthehet bumi i ndërtimeve, rriten me 60% arkëtimet nga taksat lokale në 4-mujor
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan...

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport me tendencat e viteve të fundit.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë euro u këmbye me 100.32 lekë, që përfaqëson nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit mes dy monedhave.
Megjithatë, që prej fillimit të muajit maj, luhatjet e kursit kanë qenë të vogla dhe ritmi i zhvlerësimit të euros është frenuar ndjeshëm.
Ky stabilitet nuk është shumë tipik për këtë periudhë të vitit, kur shtimi i flukseve valutore nga turizmi në përgjithësi sjell një forcim të mëtejshëm të monedhës vendase.
Sipas burimeve nga tregu valutor, stabilizimi i kursit pranë nivelit të 100 lekëve i detyrohet vetëm ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që po blen rregullisht valutë, me qëllim për ta mbajtur artificialisht kursin në këto nivele.
Me sa duket, për momentin banka qendrore nuk dëshiron të lejojë rënien e kursit poshtë nivelit të 100 lekëve, që në njëfarë mënyrë përfaqëson edhe një kufi të rëndësishëm simbolik dhe psikologjik.
Sipas aktorëve të tregut valutor, flukset valutore në treg janë të larta dhe në mungesë të ndërhyrjes nga Banka e Shqipërisë, euro do të kishte zbritur patjetër poshtë kufirit të 100 lekëve.
Ligjërisht, Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Megjithatë, në raste të veçanta Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë në kursin e këmbimit, për të shmangur çrregullimet në tregun valutor ose kur një ndërhyrje e tillë mund të justifikohet në funksion të objektivit të inflacionit.
Në fakt, prej muajsh inflacioni ka ardhur në rënie të vazhdueshme dhe në muajin prill të këtij viti zbriti në 2.1%, niveli më i ulët në pothuajse tri vjet.
Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko tha megjithatë se kjo rënie e shpejtë e inflacionit do të jetë e përkohshme dhe se ajo i detyrohet faktorëve të ofertës, kryesisht uljes së çmimeve të mallrave të importuara, por edhe forcimit të lekut në kursin e këmbimit.
Sidoqoftë, një inflacion poshtë objektivit prej 3% në teori i krijon bankës qendrore hapësira për të ndërhyrë në drejtim të zhvlerësimit të monedhës vendase, duke tërhequr valutë nga tregu dhe duke rritur ofertën monetare në lekë. Në thelb, kjo është ajo që po bën Banka e Shqipërisë në situatën aktuale.
Megjithëse frenimi rënies së kursit euro-lek mund të justifikohet me objektivin ligjor të inflacionit, faktikisht motivimi kryesor i një ndërhyrjeje të tillë duket të jetë mbrojtja e atyre segmenteve të ekonomisë që kanë të ardhura në valutë të huaj.
Këtu përfshihen sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve, por edhe familjet e varura nga remitancat dhe individët e tjerë që për arsye të ndryshme kanë pagën ose të ardhura të tjera në valutë të huaj.
Një rënie e mëtejshme e kursit do të dëmtonte edhe më shumë konkurrueshmërinë e industrive eksportuese, por edhe të sektorit të turizmit, që në vitet e fundit po shënon një rritje me ritme shumë të larta.
Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ndoshta ka gjykuar se nevojitet ruajtja e një ekuilibri mes kursit të lirë të këmbimit dhe interesave të ekonomisë. Për momentin, duket se kjo balancë është gjetur afër kufirit të 100 lekëve. Megjithatë, është e qartë se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të euros do të rriten më tej gjatë muajve të ardhshëm.
Banka e Shqipërisë do të gjendet përballë dilemës nëse duhet të rrisë akoma më shumë blerjet e valutës për ta mbajtur kursin të qëndrueshëm, apo të lejojë një rënie të mëtejshme, pjesërisht të kontrolluar, të euros./Monitor
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan...
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Edhe përgjatë 2023-shit peshën kryesore të të ardhurav...
Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shta...
Sot, më 20 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është ...
Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundë...
Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti...
Sot, më 19 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga...
Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, ...
Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të...
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e ...
Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi rënie të ndjeshme...
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...