Euro në rënie/ Sa këmbehen monedhat e huaja sot?
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan rritje vjetore me 11.6%, por të dhëna të detajuara nga treguesit fiskalë referojnë se një kontribuues i madh ishin taksat lokale ndaj pushtetit vendor.
Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2024, në buxhet janë arkëtuar në zërin taksa lokale 11,1 miliardë lekë, një vlerë kjo 60% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Vlera e arkëtimeve ka shënuar rekord historik, është më e larta në historinë e tranzionit.
Burimi kryesor në të ardhurat e bashkive nga taksat lokale është taksa e ndikimit në infrastrukturë (që vilet ndaj lejeve për ndërtimet e reja).
Një tjetër faktor lidhet me ndryshimin e çmimeve të referencës në korrik të vitit të kaluar. Rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve për Tiranën, jo vetëm shtoi detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, por dha efekt të menjëhershëm te kostot e aktivitetit të ndërtimit, pasi mbi këto çmime përcaktohet vlera e taksës në infrastrukturë.
Së fundmi, Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar me rritjen e çmimeve të referencës. Seanca e parë që do të jetë publike është përcaktuar të zhvillohet më 18 qershor 2024.
Gjatë 2023, rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas të dhënave të raportit të institutit të Bashkive të Shqipërisë, kundrejt peshës prej 55% që zuri në 2022.
Në total, të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, dhe të ardhura vendore të tjera) për 2023 arritën 350 mln euro. Në raport me 2022, të ardhurat u rritën 11%.
Më tepër arkëtime për vitin 2023 ka pasur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë që arritën në vlerën e 13 mld lekëve për 2023. Krahasuar me 2022, të ardhurat nga kjo taksë u rritën 28.3%.
Ndikimi i çmimeve të referencës u reflektua edhe në të ardhurat e tatimit mbi ndërtesat me rreth 43% në 4-mujorin e parë 2024 në raport me atë të 2023.
Ministria e Financave raportoi se, në janar-prill 2024 se janë grumbulluar 3,1 miliardë lekë, ose rreth 960 milionë lekë (9,4 milionë euro) më shumë se viti i kaluar në 4-mujorin e parë.
Bashkitë përfaqësojnë nivelin e qeverisjes më pranë qytetarëve, me ndikim potencial në identifikimin dhe zgjedhjen e nevojave të komuniteteve që përfaqësojnë.
Por me gjithë Reformën e re Territoriale, e cila transferoi një seri shërbimesh dhe financash tek vendorët, shërbimet ndaj komuniteteve janë përkeqësuar në disa raste, teksa administrimi financiar dhe buxhetimi janë bazuar te një model jo i qëndrueshëm zhvillimi dhe të ardhurat e bashkive kanë krijuar varësi nga lejet e ndërtimit./ Revista Monitor
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Edhe përgjatë 2023-shit peshën kryesore të të ardhurav...
Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shta...
Sot, më 20 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është ...
Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundë...
Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti...
Sot, më 19 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga...
Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, ...
Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të...
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e ...
Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi rënie të ndjeshme...
Sot, më 16 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3 për qind në vit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...