Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizën” punishtet e birrarive artizanale për 1 litër birrë të prodhuar, po paguajnë 110% më tepër akcizë se më parë.
Detyrimi për akcizën zë 40% të kostos së përgjithshme për këta prodhues.
Për të mbijetuar birraritë e vogla, sipas kryetarit të Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare, Xhim Begeja, kanë rritur çmimet, por njëkohësisht kanë ulur sasinë e prodhimit për shkak të konkurrencës së birrave të importit. Në total janë 10 birrari të vogla, si: Birra Puka, Pan, Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e Shtëpisë Lushnjë, Birra Saraçi, Birra Altenberg dhe Brahause Beer, që së bashku prodhojnë rreth 3,000 HL në vit.
Për këtë arsye shoqata e Mikrobirrarive i kërkon Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përjashtojë 10 prodhuesit artizanal nga detyrimi për akcizën dhe detyrimi për kryerjen e DSHA (deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli), apo tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA.
Sipas llogaritjeve të bëra nga Shoqata e Mikrobirrarive prodhuesit e birrës artizanale, paguajnë 110% më shumë detyrim akcize nga 1 janari 2023 me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për dyfishimin e tarifimit të akcizës së birrës.
“Formula e llogaritjes me tarifimin e mëparshëm ka qenë 360 lekë x 4% alkool=1,440 lekë akcizë për 100 litër birrë apo 14,4 lekë litër. Me ndryshimin e akcizës është bërë 744 x 4%=29,76 lekë për 100 litër birrë ose 29,76 lekë për litër. Detyrimi për akcizën është rritur 110%.
Pra, birrat tona dalin me 4,8 % alkool, sepse e tillë është teknologjia e prodhimit.
Sa më i lartë është alkooli, aq më shumë rritet detyrimi për akcizën. P.sh. për 1 litër birrë të prodhuar me 5,2% alkool x 744 akciza =3,869 lekë akcizë për 100 litër ose 38,69 lekë për litër.
Detyrimi për akcizën zë 52 % të kostos materiale apo 35 deri 40% të kostos së përgjithshme”, pohon Begeja.
Kërkesat
Opsioni A
Përjashtim nga detyrimi i akcizës dhe detyrimi për kryerjen e DSHA (deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli). Suport për aktivitete të ndryshme.
Opsioni B
Tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA. Suport për aktivitet të ndryshme.
Kostot e shtetit për suportin e 10 mikrobizneseve me potencial të lartë zhvillimi llogariten mesatarisht rreth 10,000,000 lekë në vit.
Sipas Shoqatës së Mikrobirrarive përfitimet e shoqërisë dhe shtetit nga marrja parasysh e kërkesave të tyre do të sjellin: Nxitjen e sipërmarrjeve vendase; Nxitjen e ekonomisë vendase; Ruajtjen e burimeve dhe lekëve brenda kufijve të Shqipërisë; Përfaqëson vendin dhe vlerat kulturore; Krijimin e vendeve të punës në sektorin e artizanëve; Atraksion turistik; Potencial për eksport; Shtimi vlerave kombëtare me anë të artizanit, diferencimit të produkteve, origjinalitet; Nxitjen e Produkteve Shqiptare cilësorë që konkurrojnë denjësisht produktet ndërkombëtare; Zhvillimin e artizanit dhe mbështetjen e të rinjve që kanë ide ndryshe; Ndikim pozitiv në bilancin e eksporteve neto; Ndikim pozitiv në kuadër të pengimit të largimit të të rinjve nga Shqipëria dhe plakjen e popullsisë; Produkt inovativ për tregun vendas; Konkurueshmëri me shtetet fqinje dhe jo vetëm, përsa i përket prodhimit artizanal të birrës; Përmirësim të klimës së biznesit; Orientimi i konsumatorit drejt produkteve vendase, si dhe ndryshimi i opinionit publik për produktet vendase.
Tashmë ndryshimet e ligjit 61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë”, që sollën nga 1 janari 2023 dyfishimin e akcizës për prodhuesit e birrës janë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive. Tashmë në Kushtetuese është zhvilluar seanca e para më 16 Maj dhe pritet marrja e vendimit më 28 Maj.
Nga 1 janari 2023 prodhuesit vendas së birrës po paguajnë dyfish të akcizës. Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve vendas të birrës industriale, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve. Për këtë arsye vjet në muajt janar-shkurt dhe mars disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin, pasi nuk arrinin të përballonin kostot.
Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj./ Monitor.al
Kostoja e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit ...
Vrojtimi i “Monitor” me ekspertët e ekonomisë ka treguar s...
Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vend...
Sot, më 26 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 25 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill r...
Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh p...
Sot, më 24 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ru...
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan...
Sot, më 23 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Edhe përgjatë 2023-shit peshën kryesore të të ardhurav...
Sot, më 21 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shta...
Sot, më 20 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është ...
Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundë...
Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...