Plagosje me armë zjarri në Pogradec
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...

Aktiviteti ekonomik është ulur ndjeshëm në disa bashki të vendit që pas konfigurimit të ri të reformës territoriale të vitit 2014.
Regjistri i bizneseve sipas bashkive tregon se gjatë 2014-2023 numri i bizneseve mbi 10 punonjës ka rënë dukshëm në disa bashki, ndërsa në disa të tjera është rritur duke treguar se shpërndarja e zhvillimi kanë ndryshime të dukshme nga rajoni në rajon.
Të dhëna të detajuara tregojnë se Kamza ishte bashkia me rritjen me të madhe të bizneseve mbi 10 të punësuar ndërmjet vitit 2014-2023 dhe në krahun tjetër, Bashkia e Këlcyrës kishte rënien më të madhe të bizneseve mbi 10 të punësuar.
Kamza numëroi 180 subjekte mbi 10 të punësuar në vitin 2023 nga vetëm 80 të tilla në vitin 2014. Në këtë bashki janë transferuar një seri biznesesh fasone gjatë dekadës së fundit për shkak të taksave më të ulëta dhe fuqisë së re punëtore.
Pas Kamzës, numri i bizneseve me mbi 10 punonjës është rritur në Bashkinë e Vorës me 112% ndërmjet 2014-2023. E ndodhur në mes të Durrësit dhe Tiranës dhe në afërsi të Aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit, ngjitur me autostradën Vora është një lokacion i lakmuar për biznes.
Saranda ishte bashkia e tretë me rritjen më të madhe të bizneseve me 10 punonjës. Në vitin 2023 numëroheshin 97 të tilla nga 48 që ishin në vitin 2024.
Më tej rritja më e madhe e bizneseve me mbi 10 punonjës ishte në bashkitë e Pustecit, Rrogozhinës, Himarës, Krujës, Lushnjës, Durrësit, Patosit, Cërrikut etj.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, rritja më e madhe në kategorinë e bizneseve me mbi 10 të punësuar ka ndodhur në qytetet që kanë zhvilluar industrinë fasone, industrinë e shërbimeve me turizmin dhe bujqësinë.
Nga ana tjetër, disa bashki të vogla që janë larg qendrave të mëdha urbane kanë shënuar rënie të bizneseve me 10 të punësuar.
P.sh. në Bashkinë e Këlcyrës nuk ka asnjë biznes me mbi 10 punonjës, teksa në vitin 2014 ishin 12 të tilla. Në Bashkinë e Poliçanit ka një rënie me 50%, pasi në vitin 2023 u numëruan vetëm 7 biznese të tilla nga 16 që ishin në vitin 2014.
Rënia e bizneseve me mbi 10 të punësuar ishte e fortë edhe në Bashkitë e Fushë-Arrësit, Memaliajt, Delvinës, Skraparit, Mallakastrës dhe Kolonjës. E përbashkëta e këtyre bashkive që kanë pësuar rënie të bizneseve lidhet me faktin e rënies së popullsisë nga zhvendosjet e brendshme dhe emigrimin.
Në të gjithë vendin në vitin 2023 kishte 9365 ndërmarrje lokale me mbi 10 të punësuar.
Bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të bizneseve me 10 punonjës në 2023 me 4430 biznese me mbi 10 të punësuar, të cilat përbejnë me 47% të totalit të bizneseve në 2023 në këtë kategori.
Më pas në renditje vijnë bashkitë e Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit që kanë numrin më të madh të bizneseve mbi 10 punonjës./Monitor
Sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku ...
Teksa fondi i investimeve publike në buxhetin e shteti...
Sot, më 21 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djes...
Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e sh...
Tregu i fondeve të investimit vijoi rimëkëmbjen edhe n...
I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipër...
Sot, më 20 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë ...
Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...