Eksportet i rikthehen rënies në maj, bien me 12.4%, efekti nga tekstile-këpucë e produktet bujqësore
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...

Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lekë në pesë muajt e parë të vitit, me një rritje prej 11.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vlerë, janë arkëtuar 29 miliardë lekë më shumë. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë kontributet e sigurimeve shoqërore (+8.4 miliardë lekë), TVSH (+4.5 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (+4 miliardë lekë).
Doganat sollën 5.6 miliardë lekë më shumë se pesëmujori i një viti më parë. Në rënie ishte të ardhurat nga tatim fitimi (-1.7 miliardë lekë), por financat sqaruan se kjo lidhet me efektin e taksës për prodhuesit e energjisë, që u mblodh në vitin 2023 për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave të ardhurat totale, për periudhën 5-mujore arritën në rreth 287.1 miliardë lekë ose 103.4% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 29 miliardë lekë më shumë, ose 11.2% më shumë se 5-mujori i vitit 2023.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 247 miliardë lekë, 22.8 miliardë lekë ose 10.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 4.9 miliardë lekë ose 2% më shumë se plani 5-mujor për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 89.7 miliardë lekë, 5.6 miliardë lekë ose 6.6% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe 108 milionë lekë ose 0.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5-mujorin e vitit 2024.
Të ardhurat nga TVSH në import për 5-mujorin rezultojnë 61.8 miliardë lekë, 3.6 miliardë lekë ose 6.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 461 milionë lekë ose 0.7% më pak se plani për 5-mujorin 2024.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 23.1 miliardë lekë, 2 miliardë lek ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 512 milionë lekë ose 2.3% më shumë se plani i akcizës për 5-mujorin 2024.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.3 miliardë lekë, 58 milionë ose 4.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 97.2% kundrejt planit për 5-mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.5 miliardë lekë, 37 milionë lekë ose 1.1% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe realizim në masën 102.7% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 5-mujorin 2024 u realizuan në masën 157.3 miliardë lekë, 17.3 miliardë lekë ose 12.3% më shumë se 5-mujori i vitit të kaluar, si dhe 4.8 miliardë lekë, ose 3.1% më shumë se plani i 5-mujorit 2024.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 23.2 miliardë lekë, 4.5 miliardë lekë ose 24.2% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe 39 milionë lekë ose 0.2% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.6 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë, ose 5.8% më pak se 5-mujori 2023, (kjo për shkak të efektit të taksës për prodhuesit e energjisë në vitin 2023) si dhe 1.5 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i 5-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 26.8 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 17.5% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe 905 milionë lekë ose 3.5% më shumë se plani i 5-mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 5-mujore 2024 u realizuan në masën 16.4 miliardë lekë, 2.1 miliardë lekë ose 14.4% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe 335 milionë lekë ose 2.1% më shumë se plani për 5-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 63.4 miliardë lekë, 8.4 miliardë lek ose 15.2% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe realizim 103.3% të planit për 5-mujorin 2024.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 236.6 miliardë lekë me një realizim në masën 93.8 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ato rezultojnë 6.4 për qind më të larta ose rreth 14.3 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 32.1 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 31.8 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).
Shpenzimet korente për periudhën 5-mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 216.1 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.1 për qind më i lartë ose rreth 18.1 miliardë lekë më shumë./ Monitor.al
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...