Euro "thellon" rënien/ Kursi i këmbimit, 18 qershor 2024
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...

Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese janë në vështirësi prej dy vitesh, për shkak të efekteve negative që dha rënia e euros dhe rritja e kostove të brendshme.
Si rrjedhojë, dhjetëra biznese të mëdha në sektor kanë falimentuar vitin e kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3% vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin.
Burimet nga tregu bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm, fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit.
Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.
Fabrikat shqiptare u përballën me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid-19 në 2021-shin nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit. Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra dy deri në tri herë më shumë se kapacitetet e prodhimit.
Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor. Në viti 2021 e deri aktualisht, euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të lekut, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në euro, por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në lekë.
Fillimi i luftës në Ukrainë e përkeqësoi më shumë situatën. Inflacioni i lartë dhe pasiguritë gjeopolitike u rritën më tej me luftën në Rripin e Gazës, duke bërë që kërkesa për prodhime në Shqipëri të ulej fort.
Fabrikat shumë të mëdha të prodhimit pavarësisht se po kalojnë një periudhë të vështirë që i ka zhytur edhe në borxhe do të vazhdojnë aktivitetin. Fabrikat në segmentin mbi 200 punonjës duket se po e përballojnë disi krizën duke shpresuar për përmirësim.
Kjo krizë, më e forta e 15 viteve, i ka vënë bizneset para zgjidhjeve të vështira. Njësitë e vogla po mbyllen dhe po shkojnë drejt sektorëve të tjerë si turizmi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe industria ushqimore, ndërsa fabrikat e mëdha po përshtaten duke kaluar në segmente me vlerë të lartë të prodhimit dhe duke shkurtuar kostot e brendshme nëpërmjet rritjes së produktivitetit.
Më të cenuarit duket se janë punonjësit, të cilët kanë kaluar në mbi 20 vite duke qepur këpucë dhe e kanë të vështirë të përshtaten në sektorë të tjerë./Monitor
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
Sot, më 11 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe kët...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Sot, më 10 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...