Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe këtë vit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milion eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa injektimet e reja të kapitalit janë pothuajse në stanjacion.
Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 209 milionë euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 144 milionë eurove, me një rritje vjetore me vetëm 1%. Rritja e investimeve të huaja në zërin e fitimeve të riinvestuara është e lidhur edhe me forcimin e lekut në kursin e këmbimit.
Duke qenë se fitimet e ndërmarrjeve me kapital të huaj sigurohen kryesisht në lekë, ndërsa bilanci i pagesave raportohet në euro, rënia e kursit të këmbimit e rrit vlerën statistikore të fitimeve të riinvestuara.

Forcimi i lekut duket se ka krijuar një rreth vicioz, ku rritja e investimeve të huaja shpjegon mbiçmimin e monedhës vendase, por njëkohësisht ky mbiçmim ndikon statistikisht edhe në rritjen e vlerave të investimeve të huaja.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13% e energjetikës, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%.
Të dhënat e tremujorit të parë të vitit konfirmojnë, në vija të përgjithshme tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte janë në rritje të vazhdueshme, të mbështetura sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte vitin e kaluar shënuan vlerën e 1.49 miliard eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 22% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar. Ato arritën vlerën e 325 milion eurove, në rritje me 12% më shumë krahasuar me vitin 2022./ Monitor.al
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Sot, më 10 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shum...
Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 8 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja....
Sot, më 7 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit ...
Projekti "Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor" i mbështetur...
Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendri...
Sot, më 6 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi i çmimeve të ...
Kromi vijon të jetë minerali me peshën më të madhe në ...
Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demograf...
Sot, më 5 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollar, duke i vazh...
Nga muaji qershor, blegtorët e fermave të vogla në Lus...
Sot, më 4 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 3 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 2 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...