Euro në “krizë”/ Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...

Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shumicën e popullsisë për shkak të kërkesës së lartë, teksa në anën tjetër në kontrast qëndron fakti që një pjesë e stokut të banesave janë bosh.
Profili i Shqipërisë për Zhvillimin Urban, Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës, publikuar këto ditë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, sjell në vëmendje arsyet që e kanë bërë blerjen e një banese të papërballueshme për shumicën e popullatës.
“Ndërsa Shqipëria ka disa nga normat më të larta të banesave të pabanuara në Europë, shkalla e mbipopullimit për popullsinë tejkalon 58 për qind, më e larta në Europë, me përjashtim të Malit të Zi.
Këto pabarazi strukturore janë rezultat i rritjes së niveleve të pabarazive sociale dhe hapësinore. Boshatisjet kanë rrjedhur nga emigracioni masiv nga zonat më të varfra dhe rurale, nga njëra anë, duke rezultuar në prona të shumta të shkreta.
Nga ana tjetër, grupet më të pasura kanë investuar në prona të reja si një “strehë e sigurt”, shpesh duke i lënë këto prona të pabanuara. Kjo vetëm gjeneron kërkesë të mëtejshme dhe rritje të çmimeve në zonat me kërkesë të lartë.
Pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues në rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë.
E kombinuar me të ardhurat mesatare të ulëta të disponueshme të familjeve, e bën blerjen e një shtëpie të re në zonat e dëshiruara të papërballueshme për shumicën.
Kjo ka çuar në norma të larta të mbipopullimit, veçanërisht në mesin e grupit me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore europiane me nivelet më të larta të papërballueshmërisë së banesave”, vlerëson raporti.
Sigurimi i strehimit të sigurt, të përballueshëm dhe të përshtatshëm ka qenë shqetësimi kryesor për politikën kombëtare të strehimit.
Në krye të parathënies raporti sjell në vëmendje garantimin e së drejtës për strehim të përshtatshëm.
“Neni 59 i Kushtetutës së Shqipërisë njeh të drejtën për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm si një nga objektivat sociale të shtetit shqiptar. Gjithashtu, neni 18 për barazinë siguron mbrojtjen e grupeve të ndryshme sociale kundër çdo forme diskriminimi.
Pas privatizimit masiv dhe ndërtimeve informale në vitet 1990, sektori i banesave në Shqipëri është dominuar nga pronësia e shtëpive private, me shumë shtëpi të reja vetë-ndërtuara dhe ndërtesa të tjera të ndërtuara fillimisht ilegalisht dhe në zona të banuara.
Sektori social i banesave me qira (qoftë publik, privat apo i përzier) përfaqëson vetëm rreth 0.1 për qind e totalit të banesave të banuara dhe nuk mund të konkurrojnë me tregun privat.
Tregu hipotekor (në këtë rast ka të bëjë vetëm me shtëpi që blihen nga kreditë interesat e të cilave i subvencionon shteti si pjesë e programeve të caktuara) gjithashtu sapo po zhvillohet, me më pak se 1 për qind e pronarëve të shtëpive që paguajnë aktualisht një të tillë.
Kjo është pjesërisht për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal dhe të vetë-ndërtuar, ku janë aktivitetet e ndërtimit financuar kryesisht nëpërmjet parave vash dhe remitancave.
Zhvillimet e organizuara formale (ndërtimet e reja të pallateve) synojnë segmente të banesave me çmim të lartë në zona me kërkesë të lartë dhe janë të papërballueshme për shumicën e popullsisë”, thuhet në raport./ Monitor.al
Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 8 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja....
Sot, më 7 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit ...
Projekti "Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor" i mbështetur...
Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendri...
Sot, më 6 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi i çmimeve të ...
Kromi vijon të jetë minerali me peshën më të madhe në ...
Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demograf...
Sot, më 5 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollar, duke i vazh...
Nga muaji qershor, blegtorët e fermave të vogla në Lus...
Sot, më 4 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 3 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 2 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 1 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Ba...
Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...