Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të kenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve.
Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2022, Shqipëria u rendit e fundit në Evropë sa i përket Prodhimit të Brendshëm për Frymë, me 34% të mesatares evropiane. Vendit ia ka kaluar dhe Bosnjë Hercegovina, që sipas të dhënave të mëparshme ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë.
Të ardhurat e Bosnjës ishin sa 35% e mesatares evropiane, të Maqedonisë së Veriut sa 42% e BE-së. Serbia e kishte këtë tregues 44%, ndërsa nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50%. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.
Edhe në tregues tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares evropiane, ne të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 63%, e ndjekur nga Serbia me 53% dhe Maqedonia e Veriut me 50%.
Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.
Gjatë vitit 2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.85%, por rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 10.7% dhe 11.2%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Evropës.
Evropa
Sipas Eurostat, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Bashkimit Evropian në vitin 2021 përfaqësonte 15.2% të PBB-së botërore kur shprehet në standardet e fuqisë blerëse (PPS).
Ekonomia më e madhe në botë në vitin 2021 ishte Kina me rreth 18.9% të PBB-së botërore. Shtetet e Bashkuara ishin të dytat më të mëdha, me 15.5% të PBB-së. BE-ja ishte në vendin e tretë, me 15.2%.
Në mesin e 20 vendeve në botë me një pjesë më të madhe se 1% të PBB-së botërore të shprehur në PPS, ishin 5 vende të BE-së: Gjermania (3.4%), Franca (2.4%), Italia (1.9%), Spanja (1.4%) dhe Polonia (1.0%). Të gjitha së bashku kontribuuan me rreth 10.1% në PBB-në botërore.
Duke parë PBB-në për frymë për 20 ekonomitë më të mëdha të botës në vitin 2021, vetëm 6 vende ishin mbi mesataren e BE-së: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Australia, Kanadaja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa ekonomia kineze ishte më e madhja për sa i përket PBB-së në PPS, PBB për frymë ishte vetëm 39% e mesatares së BE-së.
Kishte një ndryshim 9-fish midis GDP-së më të lartë dhe më të ulët për frymë midis 20 ekonomive më të mëdha të botës (Shtetet e Bashkuara me 137% të mesatares së BE-së krahasuar me Indinë me 15% të mesatares së BE-së)./Monitor
Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i li...
Sot, më 31 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishik...
Kreditimi i ekonomisë vijoi rritjen me ritme të shpejta ed...
Sot, më 30 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Sot, më 29 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Guverantori Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë ka zbulua...
Sot, më 28 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset...
Sot, më 27 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “...
Kostoja e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit ...
Vrojtimi i “Monitor” me ekspertët e ekonomisë ka treguar s...
Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vend...
Sot, më 26 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 25 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill r...
Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh p...
Sot, më 24 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...