U dërgua në burg bashkë me foshnjën 11-muajshe/ Gjykata merr vendimin për 34-vjeçaren
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga burgu i Pojskës...
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga burgu i Pojskës...

Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave, duke zbritur shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në nivelin 3.32%, nga 3.41% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Marzhi mes normës bazë dhe yield-it të bonove 12-mujore ka zbritur në nivelin më të ulët historik.
Nga 7.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa në vlerën e 8.9 miliardë lekëve.
Por rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese u rrit krahasuar me ankandet e mëparshme, duke arritur në 83.31%. Por, megjithatë, kjo nuk e frenoi rënien e yield-eve.
Edhe në këtë ankand, kjo rënie duket të jetë ndikuar pjesërisht nga pjesa e lartë e rezervuar për Bankën e Shqipërisë, që ishte 3.35 miliardë lekë ose sa gjysma e shumës së shpallur për financim.
Banka e Shqipërisë nuk merr pjesë në ankand me oferta konkurruese, por i blen bonot me yield-in mesatar të ponderuar të kërkesave të tjera të pranuara. Por, megjithëse nuk merr pjesë me oferta konkurruese në ankand, Banka e Shqipërisë ndikon ndjeshëm yield-in, duke marrë me rezervim një pjesë të shumës së shpallur të bonove dhe duke rritur diferencën mes kërkesës dhe ofertës për shumën e mbetur.
Ndërkohë, yield-et e bonove 6-mujore zbritën poshtë nivelit të normës bazë të interesit. Yield-i mesatar i ponderuar preku nivelin 3.24%, nga 3.28% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i pësoi rënie pavarësisht kërkesës së ulët në ankand.

Nga 1 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, vlera totale e kërkesave ishte vetëm 726 milionë lekë.
Zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Eurozonë e kanë bërë të qartë tashmë se cikli I rritjes së interesave është mbyllur.
Nga ana tjetër, këtë muaj Banka Qendrore Europiane mori vendimin e pritur prej tregjeve për uljen e parë të normave të interesit në pesë vitet e fundit. Pritet që edhe banka të tjera qendrore në Europë të fillojnë të lëvizin në të njëjtin drejtim, megjithëse shqetësimet rreth inflacionit ende qëndrojnë.
Inflacioni në Shqipëri për majin shënoi një rritje të lehtë në 2.2%, por qëndron dukshëm poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Për momentin, Banka e Shqipërisë nuk ka dhënë sinjale për një ulje të pritshme të normave të interesit, por ndërkohë ka lëvizur me politika lehtësuese nëpërmjet ndërhyrjes në kursin e këmbimit, duke mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut.
Banka qendrore po mban një pozicion të kujdesshëm, duke theksuar se rënia e inflacionit i detyrohet kryesisht uljes së çmimeve të importit dhe kursit të këmbimit, ndërsa presionet e brendshme inflacioniste ngelen të konsiderueshme. Megjithatë, nëse inflacioni nuk do të japë shenja gjallërimi në gjysmën e dytë të vitit, është pritshme që edhe Banka e Shqipërisë të ndjekë kursin e bankave homologe europiane.
Ndërkohë, rënia e mëtejshme e yield-eve dhe stacionimi I tyre pranë normës bazë të interesit dëshmojnë se tregu financiar paqitet i qetë dhe likuid. Ulja e çmimit të borxhit të qeverisë ka një ndikim direkt edhe në normat e interesit të kredive për sektorin privat, që zakonisht ndërtohen mbështetur mbi ecurinë e yield-it të bonove 12-mujore. Rënia e yield-eve në vija të përgjithshme ndikon në uljen e kostos së huamarrjeve për bizneset dhe familjet, duke krijuar premisa për rritje të mëtejshme të kreditimit.
Për të gjithë katërmujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 117 miliardë lekëve, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor.al
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
Sot, më 11 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe kët...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Sot, më 10 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shum...
Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 8 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja....
Sot, më 7 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit ...
Projekti "Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor" i mbështetur...
Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendri...
Sot, më 6 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi i çmimeve të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...