Rriten lehtë franga dhe paundi/ Kursi i këmbimit, 12 qershor 2024
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror, ashtu dhe atë privat në krahasim me fundin e 2023-shit.
Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2024, është 73.641 lekë nga 75 mijë lekë në fund të vitit të kaluar, me një rënie prej gati 2%.
Ulja e pagave në tremujorin e parë të vitit përgjithësisht është e lidhur me faktin se në tremujorin e fundit shumë kompani japin shpërblime për punonjësit, duke bërë që paga e tyre të rezultojë më e lartë në tremujorin e fundit të vitit.
INSTAT sqaron se shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.
Pagat në shtet u ulën me 3.2% në tremujorin e parë në krahasim me fundin e vitit dhe ato në privat me rreth 1%.
Megjithatë, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga në ekonomi u rrit me 13,8 %.

Paga mesatare në shtet në tremujorin e parë arriti në 85 mijë lekë, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e pagave u udhëhoq nga reforma e qeverisë për barazimin e pagave me rajonin. Një tjetër arsye ishte “nxitja” e privatit për të paguar më shumë punonjësit.
Por, privati e ka ndjekur shtetin me ritme më të ngadalta. Paga mesatare mujore në privat në tremujorin e parë ishte 68.7 mijë lekë, me rritje 10% me bazë vjetore.
Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2024 paga mesatare bruto për grup- aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 15,3 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Informacioni dhe komunikacioni prej 6,9 %.
Gjatë tremujorit të parë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar./ Monitor.al




Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
Sot, më 11 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe kët...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Sot, më 10 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Çmimi i shtëpive është bërë i papërballueshëm për shum...
Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 8 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja....
Sot, më 7 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit ...
Projekti "Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor" i mbështetur...
Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendri...
Sot, më 6 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi i çmimeve të ...
Kromi vijon të jetë minerali me peshën më të madhe në ...
Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demograf...
Sot, më 5 qershor 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollar, duke i vazh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...