29 biznese me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë falimentuan në 2023-shin
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin Evropian.
Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Evropë (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022, ndërsa për Evropën vitit 2023.
Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.
Pas Shqipërisë, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 32 dhe 30 % secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%.
Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Evropë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%.
Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, d.m.th. jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tri rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social. Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).
Në Shqipëri, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 lekë që ishte në vitin 2021, sipas INSTAT.
Në vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576.316 individë në vendin tonë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër.
Duke filluar nga viti 2021, treguesi i privimit material, intensiteti i ulët në punësim dhe rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) është modifikuar nga ana metodologjike duke u bazuar në objektivin e ri të Bashkimit Evropian “Europa 2030’’.
Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e të drejtave sociale popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Evropë duhet të reduktohet me të paktën 15 milionë deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë./Monitor
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
Sot, më 11 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe kët...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...