
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të investohet në infrastrukturë, mund të investohet në hoteleri, mund të ketë shërbime shumë të mira, por kur abuzohet, kur keqmenaxhohet, të kthehet në “boomerang”, pra të kthehet në të kundërtën.
Pra, të gjitha flukset turistike që ke, të gjitha ardhjet e njerëzve të largohen, zhgënjehen
Një e ka denoncuar së fundi biznesmeni Gjergj Luca. Po e marrim si shembull, si argument për të këtë fenomen që përmendëm më lart.
Në Sarandë ofertuesit provizorë, sezonalë që hapin plazhe, restorante e të tjera kishin dyfishuar çmimet në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që nuk ka dyfishim çmimesh, nuk ka dyfishim taksash, është rritur krahu i punës, por çmimet janë të paimagjinueshme.
Nëpër vende të caktuara mund të hash një racion makarona me fruta deti me 18 mijë lekë të vjetër, pra 18 euro.
Nuk e ha në Itali askund. Çmime të "çmendura" dhe plazhe bosh. Restorante kudo bosh, pa folur pastaj për cilësinë e produkteve me të cilat furnizohen, që janë import nga Greqia, Vietnami e të tjerë.
Në rast se nuk merren masa dhe nuk ndërhyhet, nëse nuk ndërgjegjësohen vetë ofruesit e shërbimit, do të ketë një kosto të madhe, pasi det siç ka në Sarandë apo në Dhërmi apo diku tjetër ka dhe në vende të tjerë të Evropës, pavarësisht se Shqipëria është një parajsë, por në rast se çmimet do të jenë mbi ato të Evropës, nuk ka arsye që turistët të vijnë.
Në qoftë se konkurrenca nuk bëhet me shërbim me cilësi dhe çmim, turizmi është i destinuar të shkatërrohet. Do të vijnë 1-2 herë dhe më pas do të ikin.
Pra, do të nxjerrin kuriozitetin të gjithë ata që kanë dëgjuar për Shqipërinë apo nga reklamat e vazhdueshme që i vijnë vendit tonë pikërisht për shkak të cilësisë për shërbimin dhe për çmimin dhe më pas do të ikin të zhgënjyer.

Korça e filloi vrullshëm turizmin. Ishte qytetit që shkohej çdo fundjavë, gatimi, shërbimet, bujtinat me çmime të lira rreth 30-40 euro nata, flije lirë, haje mirë, ushqim cilësor, çmimet nuk ishin abuzive.
Por çfarë ndodhi?
Gjatë pandemisë, për shkak të kërkesës së madhe, çmimet u “çmendën”. Shkoi 100 apo 150 euro nata në bujtina apo në hotele të ndryshme.
Çmimet u dyfishuan ndërkohë që rritje taksash, rritje energjie apo çmimesh e të tjera nuk kishte.
Sot Korça po e vuan. Ka rrallë në fundjavë njerëz. I kanë ngelur Pashka, Krishtlindjet, festat fetare, edhe një festë birre. Fundjavat e tjera, nuk i konkurron dot.
Nuk po themi që njerëzit do të braktisin detin për Korçën, jo, por ka dhe një grup tjetër turistësh që mund të jenë në fundjavë, që mund ta miksojnë turizmin e tyre që të shkojnë në Prespë, në Dardhë, në Voskopojë apo Pogradec dhe këtë ta bëjnë nga Korça.

Por në qytet duhet të gjejnë çmime të lira dhe konkurruese, me të cilat u abuzua.
Qytetarët e quajnë veten të vjedhur sepse vetë shërbyesit, vetë ata që kishin bujtinat, restorantet e të tjera, abuzuan. Abuzuan dhe qytetarët u fyen.
Kjo po ndodh në jug të Shqipërisë me çmimet, në Sarandë, me çmimet në jug. Dikush thotë mos shko atje, shko diku tjetër, pa diskutim.
Dikush që nuk ka mundësi do të shkojë diku tjetër, por tregu ka rregulla, shërbimi ka rregull, sepse ti nuk mund të shkosh me çmime, të cilat në Tiranë i gjen tri herë më lirë.
Çfarë ndryshimi kanë makaronat e Dhërmiut dhe Sarandës nga makaronat në restorantet më të mira të Tiranës, të kryeqytetit, që duhet të jetë 3 apo katërfish? Qejfi ha kumbulla të tharta, por mund të të prishë dhe dhëmbët.
Prandaj institucionet shtetërore duhet të reagojnë, jo vetëm tatimet me kamxhik, por institucionet rregullatore, jo vetëm me kontrolle, por me ndërgjegjësim, pasi me këtë që po bëhet sot në Jug të Shqipërisë në fillim të sezonit, pra në qershor, imagjinoni ku do të shkojë abuzimi në korrik dhe gusht. Do të jetë aq i madh sa vitin tjetër mund të ketë dëmtim edhe më të madh.

Patjetër që duhet turizmi elitar dhe do të ketë zona të caktuara ku kanë çmime më të shtrenjta për shkak të luksit e të tjerë, por se si mundet që në mes të Sarandës të dyfishohen çmimet, pasojat do të jenë si ato të Korçës.
Do të ndodhë hajt të shkojmë një herë, ndërkohë që tashmë atje dhjetëra bujtina po mbyllen, nuk kanë punë sepse abuzuan dje dhe nuk duhet të ndodhë kështu me turizmin në jug apo në zonat e plazheve të Shqipërisë.
Sa më shumë të abuzohet me çmimet, aq më shumë pasoja do të ketë.
E në rast se çmimet nuk do të jenë abuzive, dhe do të përfshijnë brenda taksat, shërbimet dhe një fitim normal nga ofruesi i shërbimit, gjithçka do të shkojë “vaj”, në të kundërt një shembull e kemi, është Korça. Abuzoi një herë në pandemi dhe pasojat po i vuan tani pas kaq vitesh.
Dhe jugu i Shqipërisë ndoshta mendon se i ka kapacitetet e ulëta, por me rritjen e tyre, me shtimin e fluksit dhe abuzimet me çmime, mund të kemi një braktisje të turizmit herë pas here dhe kjo ka ndodhur edhe në Greqi dhe në vende të tjera të Evropës dhe shembulli që konkurron me çmime she shërbime ka qenë Turqia dhe sot është në elitën e turizmit.
Ndërsa Shqipëria, e cila është në hapat e saj të parë, e fillon rrugën e konkurrencës me abuzime, me çmime të dyfishuara, me vjedhjen e xhepave të turistëve dhe ky është një krim./ CNA
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Sot, më 12 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në rap...
Sot, më 11 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe kët...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...