Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Sot në mesditë nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, dhe dy përfaqësues të Partisë Demokratike të degës Pogradec, denoncuan disa ndërtime që do të zhvillohen në këtë qytet, duke përmendur ish-Turizmin e vjetër apo atë që quhet "Oktapodi". Një projekt biznesesh që Boçi e trajtoi politikisht duke akuzuar dhe ndërtuesin, ku sipas tij, ishte njeri i kallëzuar dy herë në SPAK nga opozita.
Në fakt denoncimi i PD-së vjen me vonesë, ku dhe tregohet se nuk ka koherencë dhe ka një klientelizëm të plotë. Në atë që thotë zoti Boçi, nuk tregohet se kjo pronë është një rrënojë, një “kancer” për qytetin e Pogradecit prej gati 30 vitesh, një pasuri, një pjesë e kthyer ish-pronarëve, një pjesë tjetër përfituar nga privatizimet, një pasuri me sipërfaqe rreth 12 mijë metra katrorë dhe ka qenë në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu, duke qenë se ky i fundit ka qenë klienti i Lulzim Bashës dhe oborrit opozitar, asnjëherë nuk është folur.
CNA sot në Pogradec me një nga bashkëpunëtorët siguruar disa foto, të cilat mund t'i shikoni më poshtë, cila është situata e ish-Turizmit të vjetër dhe zonës për të cilën flet zoti Luçiano Boçi.

Gjithçka e artikuluar politikisht është njëra anë, por fakti i një gjendje kur dhe Partia Demokratike, qeveria e saj, ku PD-ja apo ku "Rilindja" në pushtet kanë përgjegjësi, sepse e kanë lënë për gati 33 vite në një gangrenë. Është një “kancer” për qytetin e Pogradecit.

Atje gjen drogaxhinj, të mjerë, pisllëqe. Gjatë kohës të turizmit është një turp dhe faqe e zezë për qytetin e Pogradecit dhe problemi nuk është kush e ndërton apo e zhvillon, qoftë Irfani apo Armand Lilo, i cili tani është kthyer në target të opozitës.
Thelbi është se ajo zonë, e cila është një “kancer” për Pogradecin duhet të rirregullohet, sistemohet, zhvillohet dhe ka pronarë ku është një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë. Shteti mund ta shpronësojë dhe mund ta kthejë në park dhe lulishte dhe t’u japë paratë pronarëve apo zhvilluesve dhe nuk ka asgjë të keqe.
Në rast se nuk ka pasur para për ta shpronësuar ajo zonë duhet të zhvillohet dhe duhet të zhduken menjëherë ngrehinat, ujërat e zeza, plehrat, pasi një pjesë e madhe është kthyer në një zonë grumbullimi mbetjesh, të cilat po kontaminojnë edhe ujërat e liqenit dhe çdo gjë është lehtësisht e dukshme me sy.

Përtej të bërit politikë, e mira është të shikohet e vërteta në sy, të shikohen faktet në sy dhe më pas të artikulohet. Jo pasi e shet Irfani, marrim disa letra dhe bëjmë një konferencë shtypi, por të kërkohet një, ajo gangrenë të zhduket nga Pogradeci, pasi shkëlqimin e atij qyteti, bukurinë e liqenit, është gjurma e vetme që e shkatërron dhe këtë e shkakton prona e ish-Turizmit të vjetër dhe këtë mund ta thonë me mijëra qytetarë të Pogradecit.
Fotot më poshtë tregojnë situatën dhe të vërtetën e gjithçkaje përtej propagandës politike, betejave politike apo intrigave të krijuara për përfitime publike apo përplasje mes biznesmenëve./CNA
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për heqjen e sekue...
Dy të dënuarit, Ilir Kupa dhe Sokol Mjacaj, kanë ankim...
Bashkia e Pogradecit njofton se nga 2020 deri në 2023 ...
Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë...
Gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionn "Çim Pek...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Sot shënohen 20 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 20...
Juglindja është zbardhur nga dëbora. Që prej mëngjesit...
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, ...
Ka pasur një debat në emisionin "Të Paekspozuarit" mes...
Mëngjesin e kësaj të marte kanë nisur reshjet e dëborës në...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndryshimeve në Qeveri, ku Ra...
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të A...
Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Gen...
Ish-ministri, Luan Rama ka komentuar zgjedhjen e Blend...
Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçar...
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka koment...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme, në nj...
Sot, kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e Blendi G...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...