Nuk gjenden punonjës edhe në blegtori/ Fermat po kërkojnë stallierë me pagë 1,000 euro
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...

Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”. Dokumenti iu nënshtrua fillimit procesit të konsultimit publik nga Ministria e Financave, duke nisur nga fillimi i muajit prill.
Bëhet fjalë për strategjinë e tretë që ka në fokus marrjen e masave në funksion të forcimit të mëtejshëm të Financave Publike, një dokument i dakordësuar me Bashkimin Evropian, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Qeveria angazhohet në implementimin e këtyre masave deri në vitin 2030. Në strategji, masat e parashikuara janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me programimin makroekonomik dhe monitorimin e riskut, planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, menaxhimin dhe mobilizimin e të ardhurave, kontabilitetin dhe menaxhimin e zbatimit të buxhetit, kontrollin e brendshëm financiar publik, si edhe mbikëqyrjen e jashtme.
Sa i përket shtyllës së parë, disa nga objektivat kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimin e parashikimeve të avancuara makroekonomike, si edhe ndërmarrjen e praktikave sa më të qëndrueshme sa i përket menaxhimit të riskut fiskal.
Në lidhje me planifikimin e integruar dhe monitorimin e raportimin transparent, strategjia ka si objektiva përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, rritjen e monitorimit dhe raportimit transparent, si edhe një përfshirje edhe më të gjerë të publikut në proceset buxhetore.
Referuar të ardhurave, synohet rritja e mobilizimit të tyre përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të riskut të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së.
Një tjetër objektiv, i lënë edhe nga FMN dhe i kërkuar tashmë edhe nga BE, është miratimi dhe zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me fokus rritjen e miradministrimit, shmangien e evazionit dhe thellimin e luftës ndaj informalitetit.
Në shtyllën e katërt, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, si edhe forcimin e raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit.
Ndërsa referuar kontrollit të brendshëm financiar, synohet të përmirësohen më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.
Sa i përket mbikëqyrjes së jashtme, disa nga objektivat e synuar në strategji kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, ku përfshihen Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe KLSH./Monitor
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...