Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 19 qershor 2024
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë.
Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma.
Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore.
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës.
“Niveli i pagës prej 1,000 eurosh është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit preferojnë më tepër të punojnë në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga "Monitor".
Në fermën e drejtuar prej tij rriten viçat, më pas shiten për konsum mishi. Ajazi thotë se çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka shtim të kostove, ndërsa mbetet problem konkurrenca e importit. Sipas tij viçat që vijnë për shitje nga Bullgaria janë me çmim 50 deri 60 euro më lirë sesa ata vendas.
Mungesa e fuqisë punëtore ka shtuar kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, edhe në zonat bregdetare.
Përveç punësimeve për shefa kuzhine me paga nga 3,000 – 3,500 deri 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kamerier me pagë 1,000 euro dhe ndihmës/kamerier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me rrogë mujore 800 deri 1,000 euro.
Në njoftimin e publikuar më herët në një nga pallatet e zonës “5 maji” në Tiranë një biznes në Sarandë ofronte punësim për punonjëse pastrimi me pagë nga 800 deri 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.
Me vështirësitë në rekrutime po përballen shumë sektorë të ekonomisë. Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion pothuajse ka dështuar. Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që më herët kanë pohuar se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste Shqipëria përdoret si vend transitor për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.
Por nuk ishte vetëm frika e braktisjes së vendit të punës, që solli tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që gjenden në nevojë imediate për punonjës, të rekrutojnë aziatikët. Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalisht arrin deri 600 apo 700 USD, nuk justifikon rendimentin e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali./ Revista Monitor
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e f...
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëror...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...