“Ngrin” euro, luhatet paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 20 qershor 2024
Sot, më 20 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...

I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, z. David Wisner, gjatë një podcast-i për “Monitor”, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Grant Van Cleve, dha mesazhin se dhomat duhet të jenë të pavarura.
“Ne besojmë me vendosmëri se Dhoma është një zë kyç për sektorin privat.
Dhe, sa më shumë që Dhomat mund të jenë të lira për të bërë llojin e punës që bëjnë, përkrahja për bizneset, për rritjen e vërtetë të sektorit privat, organik dhe të pavarur është tërësisht kritike.
Ky është qartësisht roli që luan Dhoma Amerikane, por unë do të thosha se kjo gjë është edhe më e gjerë se kaq. E di që kjo përfshin edhe Dhomat e tjera që janë të pranishme këtu.
Ne amerikanët, vërtet besojmë në fuqinë e tregut të lirë dhe sa më shumë liri që mund të kemi, që këto organizata mund të kenë, mendoj se është vërtet e rëndësishme.
Ne presim me padurim që më shumë kompani amerikane të bashkohen në Dhomë gjatë viteve të ardhshme, që Dhoma të jetë një zë për rritjen e përgjegjshme të sektorit privat në këtë vend, dhe një organizatë, që padyshim, mund të ndihmojë në shumëfishimin e mesazhit të vlerave ose interesave amerikane në rajon, në Shqipëri në veçanti”, tha z. Wisner.
I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri theksoi edhe krijimin e një mjedisi të barabartë për bizneset.
“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhim dhe përkushtim ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan.
Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne. Por nëse e dimë që mund të konkurrojmë, do të konkurrojmë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se zgjidhja e disa çështjeve të pronësisë së tokës do të jetë me rëndësi kritike.
Dhe, natyrisht, të gjitha përpjekjet që qeveria po bën për të mbajtur të rinjtë shqiptarë këtu do të jenë absolutisht thelbësore, sepse në një ekonomi të dijes, siç është Evropa, dhe është e ardhmja e saj, të kesh të rinj të motivuar, të jashtëzakonshëm, do të jetë absolutisht thelbësore”, tha ai.
Komentet e z. Wisner vijnë teksa shumë dhoma biznesi dhe shoqata, që kryesisht përfaqësojnë investitorët e huaj në Shqipëri po kundërshtojnë me forcë projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjitha bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.
Së fundmi, në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama, 17 dhoma dhe shoqata biznesi, pjesa më e madhe e të cilave përfaqësojnë investitorët e huaj kanë shprehur shqetësimin se projektligji është publikuar për konsultim publik, pa marrë në konsideratë komentet e tyre të mëparshme.
Për herë të parë dhomat dhe shoqatat e biznesit ua kanë adresuar shqetësimin e tyre dhe institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja, si Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadës amerikane, italiane, të Mbretërisë së Bashkuar, asaj të Gjermanisë, Austrisë, Turqisë e Greqisë./ Revista Monitor
Sot, më 20 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë ...
Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...