Miratohet “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”/ Disa nga masat që parashikohen deri në 2030-ën
Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...

Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetaret e vendit.
Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara për vitin 2023, e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Evropës për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares evropiane, nga 34% që ishte në vitin 2022. Shqipëria është në të njëjtat nivele me Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.
Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.
Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41% e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52%, nga 50% vitin e mëparshëm.
Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 42% të mesatares evropiane, nga 41% vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Evropë, 2 pikë përqindje më pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44% (në 2022 ishim në të njëjtat nivele). Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52%, nga 50% në 2022.
Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.
Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-shit. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Evropës.
Evropa
Në vitin 2023, konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së. AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.
Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Austri dhe Holandë (të dyja 17%).
Ndërkohë, 17 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (30% nën mesataren e BE), Bullgari (27%), Sllovaki dhe Letoni (të dyja 25%).
Luksemburgu dhe Irlanda shënojnë PBB-në më të lartë për frymë
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis anëtarëve të BE-së.
PBB-ja për frymë mbi mesataren e BE-së u regjistrua në 11 vende të BE-së. Ai ishte më i lartë në Luksemburg (139% më i lartë se mesatarja e BE-së), Irlandë (111%) dhe Holandë (30%). Në anën tjetër, PBB-ja më e ulët për frymë u regjistrua në Bullgari (36% nën mesataren e BE-së), Greqi (33%) dhe Letoni (29%)./Monitor

Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve...
Turizmi mund të shkatërrohet shumë lehtë. Mund të inve...
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezi...
Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese j...
Sot, më 18 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Strategjia Kombëtare për parandalimin e pastrimit të p...
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore...
Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në sh...
Sot, më 16 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 15 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
78% e popullsisë së rritur në Shqipëri zotëron tashmë ...
Sot, më 14 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshm...
Plakja e popullsisë si në të gjithë Evropën do të jetë...
Sot, më 13 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...