Kursi i këmbimit, 28 nëntor 2025
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 l...

Pagesat me kartë janë rritur me ritme të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë u kryen 6.8 milionë pagesa me kartë, 36% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ndërsa vlera totale e pagesave me kartë për këtë tremujor arriti në 33.1 miliardë lekë, 54.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të gjithë 9-mujorin 2025, numri total i pagesave me kartë arriti në pothuajse 19.4 milionë, në rritje me 39.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa, vlera totale e pagesave me kartë arriti në 45.1 miliardë lekë, në rritje me 65.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pagesat me kartë janë në nivelet më të larta historike. Madje, për herë të parë këtë vit, numri i pagesave me kartë në pikat elektronike të shitjes (POS) ka kaluar numrin e tërheqjeve të parasë cash nga bankomatet.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2025 pagesat me kartë përbënin 51% të numrit të përgjithshëm të veprimeve, ndërsa tërheqjet cash nga ATM-të më pak se 43% të tyre.
Megjithatë, tërheqjet cash vazhdojnë të dominojnë në vlerë, me 65% të totalit, ndërsa pagesat me kartë në terminale POS për 9-mujorin përbëjnë 17% të vlerës totale të tyre.
Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me shtimin e vazhdueshëm të numrit të bizneseve që pranojnë pagesa të tilla. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti 29 261 arriti, në rritje me 24.5% krahasuar me një vit më parë.
Paralelisht, në rritje është edhe numri i kartave të pagesave. Në fund të muajit shtator, numri i kartave aktive arriti në 1.61 milionë, në rritje me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Produkti dominues ngelen kartat e debitit, që përbëjnë afërsisht 88% të numrit të përgjithshëm të kartave të pagesave.
Vlerësohet se turizmi është një nga faktorët kryesorë që po u jep shtysë të fortë pagesave me kartë në vitet e fundit. Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për 9-mujorin arritën në 10.2 milionë, në rritje vjetore me 5.7%.
Megjithatë, vlerësohet se zgjerimi i infrastrukturës së POS-eve dhe zhvillimi i shprehive konsumatore pas pandemisë e ka rritur ndjeshëm përdorimin e pagesave me kartë edhe nga konsumatorët vendas.
Me qëllim uljen e përdorimit të cash dhe luftës ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal, qeveria shqiptare në paketën e fundit fiskale ka propozuar ndryshime ligjore që detyrojnë një pjesë të mirë të bizneseve të pajisen me terminale të pikave të shitjes ose ndërveprimit (POS/POI), për të mundësuar pranimin e pagesave elektronike. Pajisja me terminalet POS për hotelet dhe strukturat akomoduese, sektorin e transportit dhe për institucionet publike e shoqëri publike propozohet brenda datës 30 maj 2026, ndërsa për tatimpaguesit e tjerë brenda datës 31 dhjetor 2026.
Megjithatë, vlerësohet se pjesa më e madhe e bizneseve të vogla do të përjashtohen nga ky detyrim./ Monitor
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 l...
Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme dyshifrore këtë vit,...
Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtës...
Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Viti 2025 ka rezultuar një vit aspak i favorshëm nga ana h...
Kredia për ekonominë theksoi më tej tendencën në rritje gj...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqip...
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dë...
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emig...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 83 le...
Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëg...
Komisioni Europian paralajmëroi sot se shpenzimet publike ...
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vj...
Shoqata Shqiptare e Bankave ka kundërshtuar propozimin e q...
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 le...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...