Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025-2028
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dë...

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor.
Sipas deklaratës së fundit të misionit të FMN-së në Shqipëri, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.
Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.
Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jothemelore. Përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka vijuar rënien edhe gjatë këtij viti, por ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë ngadalësuar zhvlerësimin e monedhës europiane. Në muajin tetor, kursi preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.6 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së kursit euro-lekë janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht, rënia vjetore e kursit ka zbritur në 1.6%.
Sipas informacionit të dhënë nga Guvernatori Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur në rreth 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë të gjithë vitit 2024 ishin blerë 933 milionë euro. Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.
Këto blerje janë argumentuar kryesisht në funksion të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në kushtet kur inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivit prej 3%.
Megjithatë, FMN duket se nuk e miraton një praktikë të tillë dhe kërkon që Banka e Shqipërisë të ndjekë objektivat e politikës monetare nëpërmjet instrumentit bazë, normave të interesit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit rezerva valutore arriti vlerën rekord prej 7.27 miliardë eurosh. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë./ Monitor
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dë...
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emig...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 83 le...
Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëg...
Komisioni Europian paralajmëroi sot se shpenzimet publike ...
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vj...
Shoqata Shqiptare e Bankave ka kundërshtuar propozimin e q...
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 le...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në bazë të nenit IV të Misioni...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 l...
Në valën e një paqeje fiskale që qeveria po diskuton gjerë...
Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, pë...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 l...
Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fi...
FMN, në deklaratën e përfundimit të misionit të vjeshtës e...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, i f...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar konstatimet parapr...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...