Kursi i këmbimit, 27 nëntor 2025
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...

Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur ndjeshëm gjatë viteve 2021–2024, por realizimi i tyre ka mbetur dukshëm më i ulët se parashikimet, duke krijuar një hendek gjithnjë e më të madh mes buxhetit të miratuar dhe atij që përfundimisht shpenzohet.
Të dhënat e përpunuara nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se, ndërsa qeveria ka rritur planifikimet buxhetore për mbrojtjen e vendit nga 24.7 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 40.6 miliardë lekë në 2024, përdorimi real i fondeve ka mbetur prapa, duke e ulur ndjeshëm përqindjen e realizimit.
Në vitin 2021, realizimi arriti rreth 93% të planit, ndërsa një vit më vonë situata u përmirësua, duke shkuar në rreth 97%.
Por pas vitit 2022, ritmi ka ndryshuar. Në vitin 2023 u shënua një rënie e ndjeshme, me vetëm 87% të shpenzimeve të realizuara, duke krijuar një diferencë prej gati 4.7 miliardë lekësh midis planit dhe zbatimit.
Tendenca u përkeqësua më tej në vitin 2024, ku hendeku arriti nivelin më të lartë me rreth 6.7 miliardë lekë dhe përqindja e realizimit ra në 84%.
Të dhënat tregojnë se, edhe pse fondet për mbrojtjen janë rritur çdo vit, kapaciteti për t’i shfrytëzuar ato plotësisht ka ardhur duke u dobësuar.
Ekspertët e çështjeve buxhetore shpjegojnë se ritmi i zbatimit të projekteve të investimeve në mbrojtje është i ngadaltë se në sektorë të tjerë.
Shumë prej investimeve, veçanërisht ato që lidhen me modernizimin e pajisjeve, infrastrukturën ushtarake apo blerjet strategjike, kërkojnë procedura të komplikuara prokurimi, marrëveshje ndërkombëtare dhe afate të gjata zbatimi. Çdo vonesë në proceset e tenderimit sjell automatikisht mosrealizim të fondeve të parashikuara për atë vit.
Gjithashtu, fondet nuk realizohen prej mungesave të kapaciteteve administrative dhe teknike brenda strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Rritja e shpejtë e buxhetit kërkon aftësi më të mëdha për të projektuar, monitoruar dhe përmbyllur kontrata të reja, ndërsa institucionet shpesh mbeten me të njëjtat burime njerëzore dhe të njëjtin ritëm pune si më parë.
Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Mbrojtjes lidhet me projekte shumëvjeçare dhe financime të kushtëzuara nga NATO ose partnerë të tjerë strategjikë. Nëse këto partneritete pësojnë vonesa, ndryshime teknike apo rinegocime, shpenzimet e planifikuara shtyhen automatikisht për vitet pasuese, duke krijuar diferencë mes planit dhe realizimit./ Monitor
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Viti 2025 ka rezultuar një vit aspak i favorshëm nga ana h...
Kredia për ekonominë theksoi më tej tendencën në rritje gj...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqip...
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dë...
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emig...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 83 le...
Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëg...
Komisioni Europian paralajmëroi sot se shpenzimet publike ...
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vj...
Shoqata Shqiptare e Bankave ka kundërshtuar propozimin e q...
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 le...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në bazë të nenit IV të Misioni...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 l...
Në valën e një paqeje fiskale që qeveria po diskuton gjerë...
Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, pë...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 l...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...