Kredia për ekonominë e “shpejtoi hapin” në tetor
Kredia për ekonominë theksoi më tej tendencën në rritje gj...

Viti 2025 ka rezultuar një vit aspak i favorshëm nga ana hidrike. Prodhimi në total i energjisë në vend ka shënuar rënie në raport me vitin 2024 çka ka bërë që në tremujorin e tretë importet të rriteshin me 65 për qind në raport me një vit më parë.
Prodhimi nga hidrocentralet ka qenë më i ulët e për rrjedhojë pesha që fotovoltaikët kanë pasur në totalin e energjisë të rritet ndjeshëm. Futja në prodhim e një seri impiantesh me kapacitet të konsiderueshëm ka bërë që në tremujorin e tretë, energjia diellore që kategorizohet në fakt si “të tjerë” bilancin e energjisë të zërë gati 1/3 e totalit.
“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, energjia elektrike në dispozicion u ul me 1,1%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 31,3%, duke arritur vlerën 1.075 GWh nga 1.565 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 54,5%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 16,5% dhe nga të tjerë prodhues në masën 29,0% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2025, arriti vlerën 1.260 GWh, nga 762 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 65,3%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti 312 GWh, nga 282 GWh, duke shënuar një rritje prej 10,8%”, thuhet në bilancin e energjisë për tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2025, prodhuan 586 GWh nga 1.088 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 46,1%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 178 GWh nga 292 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 39,0%.
Të tjerë prodhues, prodhuan 311 GWh nga 185 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 68,4%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2025, ka arritur vlerën negative prej 948 GWh.
INSTAT raportoi se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 323 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16,0 % nga 16,8% që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024
“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2025, u ul me 0,1%, duke arritur vlerën 1.700 GWh nga 1.702 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024. Në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar kryesisht konsumatorët jo familjarë, të cilët shënuan një ulje të konsumit me 0,3%, ndërsa konsumatorët familjarë regjistruan një rritje të lehtë prej 0,1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024”, thuhet në publikim./Monitor.al
Kredia për ekonominë theksoi më tej tendencën në rritje gj...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqip...
Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dë...
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emig...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 83 le...
Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëg...
Komisioni Europian paralajmëroi sot se shpenzimet publike ...
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vj...
Shoqata Shqiptare e Bankave ka kundërshtuar propozimin e q...
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 le...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lek...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në bazë të nenit IV të Misioni...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 l...
Në valën e një paqeje fiskale që qeveria po diskuton gjerë...
Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, pë...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 l...
Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fi...
FMN, në deklaratën e përfundimit të misionit të vjeshtës e...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...