Investitorët braktisin Shqipërinë/ Mbyllen 44 kompani

2 Qershor 2022, 09:10, Ekonomi CNA

Investitorët braktisin Shqipërinë/ Mbyllen 44 kompani

Rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan, ku janë përqëndruar 52,4% e ndërmarrjeve. Të punësuarit në këtë rajon zënë 58,2% të të punësuarve gjithsej. Ndërmarrjet e regjistruara gjatë këtij viti janë përqëndruar gjithashtu në rajonin qendër përkatësisht me 61,4%.

Në fund të vitit 2021 regjistrohen 128.263 njësi lokale nga të cilat 116.916 prej tyre ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje.

Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë gjithsej 1.711 ndërmarrje të cilat përfaqësojnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve gjithsej dhe numri i të punësuarve në to është 25,9% e numrit të të punësuarve gjithsej. Njësitë lokale janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës me 54,4% të numrit të përgjithshëm të njësive lokale aktive.

Po, sipas INSTAT, Gjatë vitit 2021, numri i ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta ka shënuar nivelin më të lartë të regjistruar në vendin tonë. Në krahasim me 2020, ishte rritje prej 10% pasi kishte 6,635 ndërmarrje me kapital të huaj dhe të përbashkët.

600 ndërmarrje të reja me kapital të huaj ose të përbashkët u hapën në vitin 2021, nga rreth 15 mijë që ishin gjithsej.

Nga ana tjetër INSTAT, raporton se gjatë vitit 2021 janë larguar 44 kompani, që kishin më shumë se 50 punonjës dhe 97 të tjera që kishin nga 10 deri në 49 punonjës.

Investitorët braktisin Shqipërinë/ Mbyllen 44 kompani

Shifrat sipas INSTAT

181.549 është numri i njësive ligjore aktive në fund të vitit 2021.  62.922 janë fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm NIPT.

 29.152 njësi ligjore aktive janë regjistruar gjatë vitit 2021.  118.627 janë ndërmarrje ekonomike aktive (përjashtuar fermerët).

 128.263 njësi lokale aktive numërohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga të cilat 1.711 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin ekonomik në më shumë se një vendndodhje.

 Fermerë të regjistruar

Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2021 është 62.922 duke shënuar një rritje me 28,3% krahasuar me fermerët në fund të vitit 2020.

 Fermerët e regjistruar në bashkinë Lushnje zënë 11,0% të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT.

 27,2% e fermerëve ushtrojnë aktivitetin ekonomik në ferma miks.

10,8% e fermerëve pronarë apo drejtues janë gra.

Ndërmarrje aktive (përjashtuar fermerët)

 118.627 është numri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2021 duke shënuar një rritje prej 1,1% krahasuar me vitin 2020.

 14.946 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2021, nga 12.376 të regjistruar gjatë vitit 2020.

86,6% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86,4% që ishin respektivisht në vitin 2020.

 Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,7% ndaj totalit të ndërmarrjeve. Kontributi i tyre në punësim llogaritet në 51,1% në vitin 2021, nga 51,9% në vitin 2020.

5,6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 40,3% e tyre janë me origjinë nga Italia dhe 5,1% nga Greqia.

31,1% e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë, nga 31,4% në fund të vitit 2020.

Në fund të vitit 2021 regjistrohen 128.263 njësi lokale nga të cilat 116.916 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje.

Xhiro vjetore e realizuar nga ndërmarrjet për vitin 2021 është 3.428 miliardë lekë.

Numri i të punësuarve gjithsej në ndërmarrjet aktive në fund të vitit 2021 është 700.763, nga të cilët 320.371 janë të punësuara femra./CNA.al

Investitorët braktisin Shqipërinë/ Mbyllen 44 kompani

Lajmet e fundit nga