
Rritje e lehtë e paundit, euro në rënie/ Këmbimi valutor, 24 qershor 2022
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sërish Ligjit të investimeve strategjike.
Një ditë pas seancës plenare, Tabaku ka ripërsëritur akuzat ndaj Qeverisë se po miraton në Kuvend ligjet me të cilat ata dhe njerëzit e tyre po grabisin pronat e të tjerëve.
Sipas saj në Shqipëri nuk ka asnjë investitor të huaj.
“Duke lexuar listën e përfituesve të investitorëve strategjikë, u përpoqa të shoh se kush janë investimet e huaja që kanë ardhur në Shqipëri. Kush është lista me investitorë të huaj, çfarë kapitali shtesë ka marrë Shqipëria.
Zero, asnjë investitor i huaj. 75% janë fshatrat turistikë në jug të vendit, 4 janë në bujqësi, 2 janë në energji, i njëjti përfitues, po të njëjtët emra, 10 individë janë në total nga 36 vendime. Janë dhe 11 vendime të tjera të cilat janë duke u shqyrtuar”, ka shkruar Tabaku në rrjete sociale.
Deklarata e plotë:
Ligji i investimeve strategjike ka filluar për t’u diskutuar për herë të parë në këtë parlament në vitin 2015, që atëherë në emër të Partisë Demokratike prezantuam dy amendamente.
Amendamenti i parë lidhej me çështjen e pronës dhe çështja e pronës është jashtëzakonisht sensitive besoj në lidhje me zbatimin e këtij ligji; së pari ligji merr parasysh që shpronëson një investitor, një pronar privat me çmime publike me ndërhyrjen e shtetit për një pronar tjetër po privat.
Shteti hyn në një marrëdhënie midis dy pronarëve. Ky është një shpronësim me pak fjalë, sepse çdo pronar që ka të drejtën e tij për ta shitur tokën, e shit vetë atë.
Ligji thotë që shteti do të marrë përsipër këtë proces dhe ligji thotë që pronari legjitim i tokës do të ikë do të largohet nga toka me një vendim të Këshillit të Ministrave që vendosin këto për një pronë që mund të jetë një investim strategjik nesër.
Pse një pronar legjitim nuk e shfrytëzon vetë tokën, po ia jep të drejtën atyre që vendos Edi Rama se kush do e shfrytëzojë tokën?
Përgatitëm amendamente, që u refuzuan, ligji fatkeqësisht u zbatua, fatkeqësisht u shty dy herë zbatimi i ligjit dhe sot kur shoh rezultatet e zbatimit të ligjit, kur shoh listën dhe tabelën se kush ka përfituar nga ky ligj, them paska pasur të drejtë Edi Rama.
Pse duhet ta gëzojnë pronarët legjitimë tokën, duhet ta gëzojnë këto biznese që marrin po tendera e koncesione, duhet ta gëzojnë këto, po miqtë e përhershëm, duhet ta gëzojnë këto që kanë shkuar nga Porti i Durrësit te Porti i Sarandës për të kapur çdo pronë shqiptare, duhet të marin jo vetëm ato publike, po duhet të marrin edhe pronat private të qytetarëve shqiptarë.
Përfituesit e këtij ligji, është e qartë, janë 75% ata që kanë ndërtuar të gjitha resortet turistike në jug të vendit.
Pra, në vend që pronarët legjitimë të zotërojnë pronën e tyre, ta shfrytëzojnë pronën e tyre, qeveria ua merr, ua zapton, ul dhe taksat për një grup individësh të cilët kanë marrë të gjitha favoret e tjera të mundshme.
Për të investiguar zbatimin e këtij ligji, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor.
Unë e di se çfarë eksperience ka kjo qeveri me komisionet hetimore dhe e kuptoj që nuk duan të vijnë të japin llogari, të raportojnë prapë atje.
E kuptojnë që zbardhja dhe dhënia e informacionit në lidhje me përfituesit e vërtetë, se si paratë e krimit dhe korrupsionit po pastrohen në resortet e jugut me vendime qeverie, e kuptoj që tregojnë që ky Parlament është kot.
Ca vijnë për në kafe, ca vijnë për muhabet, ca mbarojnë punët e tyre, kalojnë ligjet që duan të kalojnë.
Këtu në këtë parlament është e kotë që të diskutosh diçka përmbajtësore, sepse këtu vijnë dhe noterizohen të gjitha kërkesat dhe të gjitha dëshirat e atyre që sot e kanë zaptuar dhe e kanë kapur për fyti Shqipërinë.
Të atyre që po marrin favoret më të mëdha, të atyre që sot fatkeqësisht kanë krijuar monopolet më të mëdha në ekonomi, që nga karburantet tek ushqimet, te sektori i telefonisë duke vazhduar me koncensionet dhe ndërtimet.
Kjo është fatkeqësisht Shqipëria dhe nuk i intereson askujt që të flasë dhe të bëjë transparencë.
U deshën 7 vite që një ministër sot të jetë pas hekurave dhe një deputet i Partisë Socialiste të jetë prapë pas hekurave.
Drejtësia në këtë vend, sigurisht që vonon, por unë shpresoj që të mos harrojë dhe ne do të jemi këtu për ta ngritur këtë çështje çdo ditë, për të penguar që sot Shqipëria që është duke u shkatërruar, që është duke u rrënuar të kthehet në republikën e oligarkëve, ashtu siç ka lejuar ky parlament.
Duke lexuar listën e përfituesve të investitorëve strategjikë, u përpoqa të shoh se kush janë investimet e huaja që kanë ardhur në Shqipëri. Kush është lista me investitorë të huaj, çfarë kapitali shtesë ka marrë Shqipëria.
Zero, asnjë investitor i huaj. 75% janë fshatrat turistike në jug të vendit, 4 janë në bujqësi, 2 janë në energji, i njëjti përfitues, po të njëjtët emra, 10 individë janë në total nga 36 vendime. Janë dhe 11 vendime të tjera të cilat janë duke u shqyrtuar./CNA.al
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...
Euro blihet me 119.2 Lekë dhe shitet me 119.8 Lekë. P...
Çmimet po vazhdojnë të rriten më shumë dhe më shpejt s...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihet me...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë sot në Lo...
Bordi Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 4 lekë....
Në Maj 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 45 mld...
Euro blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 120.1 Lekë. D...
Në bursën ndërkombëtare çmimi i naftës sot ditën e pr...
Rritet sërish çmimi i naftës ndërsa është ulur me 20 ...
Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 eu...
Monedha e Eurozonës nuk njeh lëvizje në tregun valutor...
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij n...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Shtimi i kërkesave për kredi ka bërë që deputetët e ko...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në famil...
Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i madh që po ...
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i madh që po zhvil...
Zbardhen detaje të reja nga zjarri në spitalin e Fieri...
Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshj...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Sil...
Uji i pijshëm në këto ditë të nxehta është kthyer në n...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Dollari amerikan sot blihet 114.7 Lekë dhe shitet 115....
Dollari amerikan sot blihet 113.2 Lekë dhe shitet 114....
Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim...
Dollari amerikan sot blihet 113.6 Lekë dhe shitet 114....