Euro, franga dhe paundi sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 22 mars 2024
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...

Në vitin 2023 importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shënuan rënien më të mprehtë që nga viti pandemik 2020 kur njerëzit limituan shpenzimet për veshje nga masat e gjata të izolimit.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar u importuan 75,6 mijë tonë veshje me rënie 3,5%, por rënia ishte më e fortë për këpucët me mbi 19%.
Burimet nga tregjet e pakicës referojnë se dy janë arsyet që çuan në rënie të shitjeve në sektorin e veshjeve. E para lidhet me inflacionin e lartë në grupin e ushqimeve. Vala e çmimeve të larta ishte me fortë tek ushqimet ku disa produkte të shportës si bulmeti, perimet dhe frutat u rriten me ritme dyshifrore vitin e kaluar.
Nga ana tjetër emigrimi masiv i të rinjve dhe pakësimi i kësaj grupmoshe po ulin kërkesën për veshje. Grupet e reja janë konsumatore të mëdha të veshjeve për shkak të përshtatjes me trendet dhe stilit të jetës në këtë moshë.
Rënia e importeve të veshjeve u reflektua edhe në vlerë. Në vitin 2023 u importuan 94 miliardë lekë veshje dhe këpucë me rënie vjetore -7.4%.
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se episodet e rënies së importeve të veshjeve dhe këpucëve janë të pranishme në vitet e krizave. Duke analizuar ecurinë që nga viti 2005, importet e veshjeve dhe këpucëve ranë vitin 2009 si pasojë e krizës financiare të vitit 2008. Rënia ka qenë e pranishme në vitet 2012 për shkak të frenimit të rritjes ekonomike dhe në vitin 2020, për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë.
Shitjet në sektorin e veshjeve dhe këpucëve janë të ekspozuara ndaj krizave ekonomike dhe inflacionit të lartë. Pas luftës në Ukrainë çmimet panë nivele rekord në të gjithë Evropën, çka ndikoi në sjelljen e konsumatorëve. Për të përballuar nevojat ushqimore, në kohë krizash konsumatorët ulin blerjet për rroba, por sidomos për këpucë.
Rënia e kërkesës për këpucë ka qenë e pranishme në të gjithë botën vitin e kaluar. Kjo rënie në tregjet e pakicës ka sjellë tkurrje të porosive në fabrika duke bërë që shumë prej tyre të shkojnë në faliment.
Që nga 3-mujori i fundit të kaluar në vendin tonë kanë nisur të mbyllen qindra punishte me deri 130 punonjës, si rrjedhojë e rënies se kërkesës nga vendet partnere./Monitor
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Italianët dhe polakët kanë vijuar të kenë interes për Shqi...
Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për me...
Rreth 2,3 miliardë euro llogaritet kostoja për zbatimin e ...
Ministri i Financave, Ervin Mete, në fjalën e tij në p...
Të ardhurat buxhetore janë rritur ndjeshëm vitet e fundit,...
Sot, më 21 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po zhvillo...
Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka b...
Fondet e investimeve alternative u rritën për të dytin vit...
Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë ...
Sot, më 20 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 mi...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...