Normat e interesit të depozitave, rritje modeste për 2023-shin
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik.
Edhe për 9-mujorin 2023, kur janë të disponueshme të dhënat që publikohen nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja kanë vijuar tendencën rritëse, duke arritur në 1.1 miliardë euro.
Rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt, më pas renditet industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë.
Pavarësisht shifrës së lartë të deklaruar vendit duket se i mungojnë investimet e mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç po ndodh p.sh. në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut.
Realisht, Shqipëria jo vetëm që është më pak tërheqëse për tërheqjen e investimeve te huaja reale, por dhe interesi për të është ulur ndjeshëm.
Sipas Indeksit “Global të Mundësive 2024” (GOI), Shqipëria është vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar. Vendi ynë është përkeqësuar me 6 vende krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në vendin e 73, shumë më poshtë vendeve të rajonit.

Në indeks janë marrë në analizë 5 komponentë. Shqipëria performon më mirë në “Perceptimin e Biznesit”, që lidhet kryesisht me masat dhe kufizimet që has biznesi, si dhe masat lehtësuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke u renditur në vendin e 62-të.
Në të njëjtin pozicion qëndron edhe sa u përket “Bazave ekonomike”, që lidhen me parashikimin makroekonomik të vendit, kualifikimin e fuqisë punëtore dhe potenciali për zhvillimin inovativ të vazhdueshëm, përmirësimi i mjedisit për rritjen e investimeve. Por krahasuar më një vit në parë në të dyja komponentët ka një përkeqësim të lehtë.
E renditur në vendin e 67, një përkeqësim me 7 vende ka pësuar Shqipëria, në “Standardet dhe politikat ndërkombëtare”, që kanë të bëjnë me faktin se sa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar, patentat dhe markat tregtare, taksat dhe rregulloret.
Në dy komponentët që performon dukshëm shumë keq, janë “Shërbimet financiare” (aksesi që ka një vend në shërbime të tilla) dhe “Kuadri institucional” (shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit, të drejtat e investitorëve, inovacioni), Shqipëria qëndron në pozicionin e 93 dhe 84 përkatësisht.
“Ndër 10 vendet me rezultatet më të larta të GOI në vendet në zhvillim në Europë, Moldavia dhe Shqipëria janë të vetmet vende, që bien nën mesataren në dy kategori: Shërbimet Financiare dhe Kuadri Institucional. Në të dyja vendet, kuadret Institucionale pengohen veçanërisht nga performanca e dobët e tyre, në nënkategorinë e Qeverisjes Publike, e cila bie dy devijime standarde, nën standardin”, thuhet në indeks.
Bullgaria renditet në vendin e 43, duke u parë si një terren i mirë për të investuar, Mali i Zi në vendin e 50, Maqedonia në vendin e 52, ndërsa Serbia në vendin e 59, një pozicion i pandryshuar krahasuar me një vit më parë./ Monitor.al
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...
Sot, më 17 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 16 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjis...
Sot, më 15 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Dikur shqetësoheshim që planeti të popullohej së tepërmi, ...
Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e dre...
Ekonomia e Shqipërisë është "e uritur” për punonjës që...
Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kan...
Sot, më 14 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkrua...
Sot, më 13 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Treguesit fiskalë të buxhetit fillestar 2024 të detajuara ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...