I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2022 pesha e primeve të shkruara bruto në euro kundrejt totalit zbriti në 31%, nga afërsisht 32% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Megjithatë, rënia e peshës së primeve të shkruara bruto në euro është kryesisht rezultat i kursit të këmbimit. Vitin e kaluar, euro pësoi zhvlerësimin më të lartë historik në kursin e këmbimit me lekun. Në fund të vitit, rënia e kursit euro-lek ishte më shumë se 9%, por në momente të veçanta rënia vjetore arriti deri në 14%.
Pesha e primeve të shkruara në euro kundrejt totalit për aktivitetin e Sigurimit Jo-Jetë ka pësuar rënie të lehtë me rreth 0.7% krahasuar me fundvitin 2022, duke zbritur nga 32% në 31.3%.
Rënie në peshë të primeve të shkruara në euro në krahasim me vitin 2022 kanë pësuar Sigurimi i Përgjegjësisë Civile me rënie me 13.5% (nga 57.6% në 44.1%), pasuar nga Sigurimet e Pronës me rënie me 2% (nga 55.5% në 53.5%), Sigurimet e Aksidenteve e Shëndetit me rënie të peshës me 0.8% (nga 63.5% në 62.7%) dhe Sigurimet Motorike me rënie të peshës me 0.3% (nga 24.5% në 24.2%).
Ndërsa klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruara në euro në krahasim me një vit më parë janë Sigurimet Inxhinierike me rritje të peshës me 19.2% (nga 63% në 82.2%), Sigurimet e Garancisë me rritje të peshës me 5.6% (nga 18.5% në 24.1%), Sigurimet e Mallit në Transport me rritje të peshës me 4% (nga 58.9% në 62.9%), ndërsa Sigurimet e Marinës dhe të Aviacionit paraqiten me rritje të lehtë, përkatësisht me 0.4% (nga 5.6% në 6%) dhe 0.3% (nga 0% në 0.3%).
Në tregun e sigurimit të Jetës, pesha e primeve të shkruara në euro kundrejt primeve të shkruara bruto në total ka shënuar një rënie të lehtë me rreth 2.3%, duke arritur në 29.2%, nga rreth 31.5% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Me rënie të peshës të primeve të shkruara në euro paraqitet Sigurimi Jeta e studentit me 72% (nga 100% në 28%), Sigurimi i kombinuar i Jetës, me rënie të peshës me 10.3% (nga 26.4% në 16.1%), pasuar nga Sigurimi i Jetës së Debitorit me rënie të peshës me 2.4% (nga 23.8% në 21.4%) dhe nga Sigurimi i Jetës në Grup me rënie të peshës me 1% (nga 4.5% në 3.5%).
Ndërsa klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruar në euro krahasuar me një vit më parë janë Sigurimi i Jetës me elementë të ndryshueshëm, me 27.8% (nga 43.9% në 71.7%), Sigurimi Cash Plan me rritje të peshës me 27.1% (nga 35.1% në 62.2%), pasuar nga Sigurimi i Jetës me elementë kursimi me rritje të peshës me 0.2% (nga 92.7% në 92.9%).

AMF evidenton se disa nga produkteve të sigurimit kuotohen në valutë për arsye objektive.
Të tillë janë, për shembull disa produkte të sigurimit të detyrueshëm motorik, si polica kufitare dhe kartoni jeshil. Produkti i Kartonit Jeshil është produkt ndërkombëtar sigurimi, i cili lëshohet në monedhën euro, pasi edhe detyrimet që i lindin shoqërisë së sigurimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për pagesë dëmshpërblimi nga ky sigurim janë në Euro.
Polica kufitare lëshohet në pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes së automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pagesa e primit të policës në monedhën vendase do të vështirësonte procesin e pajisjes së konsumatorit me këtë policë sigurimi.
Po kështu, disa nga produktet kryesore të aktivitetit të sigurimit, si sigurimi i pronës me përfitues bankat tregtare ose sigurimi i Jetës së debitorit, janë të lidhura ngushtësisht me monedhën e kredisë. Monedha në të cilën disbursohet kredia dikton dhe monedhën e lëshimit të policës, për shkak të nevojës për të rikuperuar në të njëjtën monedhë vlerën e detyrimit, në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.
Edhe në analizën e radhës për ecurinë e treguesve të euroizimit, AMF vlerëson se niveli aktual i përdorimit të valutës në tregjet e mbikëqyrura nga AMF është në nivele përgjithësisht të ulta dhe i diktuar nga profili i veprimtarisë së institucioneve të mbikëqyrura.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan në muajin Prill 2017 një Memorandum Bashkëpunimi “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Tre institucionet u angazhuan të ndërmarrin veprime për të ulur nivelin e përdorimit të monedhave të huaja në ekonomi, sipas sektorëve të cilët mbikëqyrin apo monitorojnë./ Monitor.al
Sot, më 20 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 mi...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...
Sot, më 17 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 16 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjis...
Sot, më 15 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Dikur shqetësoheshim që planeti të popullohej së tepërmi, ...
Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e dre...
Ekonomia e Shqipërisë është "e uritur” për punonjës që...
Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kan...
Sot, më 14 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkrua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...