Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi rënie të lehtë vitin e kaluar
Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë ...

Fondet e investimeve alternative u rritën për të dytin vit radhazi në 2023.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit të kaluar, totali i aktiveve të fondeve të investimeve alternative arriti në pothuajse pesë miliardë lekë, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tyre kundrejt aseteve totale të fondeve të investimit në vend ka ngelur në nivele të përafërta me vitin 2022, me rreth 10% të totalit të tregut.
Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që hyri në fuqi në qershor 2020, krijoi bazën ligjore edhe për fondet e investimeve alternative, fonde ku mund të investojnë vetëm investitorë profesionistë dhe të kualifikuar. Sipas ligjit, klientë profesionistë klasifikohen subjektet e licencuara për të ushtruar veprimtari në tregjet financiare, si bankat, firmat e investimeve, shoqëritë e sigurimeve, sipërmarrjet e investimeve kolektive, fondet e pensionit vullnetar dhe shoqëritë administruese të këtyre sipërmarrjeve, etj.
Gjithashtu, si investitorë profesionistë njihen edhe ndërmarrjet e mëdha që përmbushin të paktën dy nga kriteret, e të pasurit aktive totale të paktën 2.6 miliardë lekë, xhiro neto është të paktën 5.2 miliardë lekë dhe kapitale të veta të paktën 260 milionë lekë.
Investitorë profesionistë përkufizohen edhe njësitë e qeverisjes qendrore dhe rajonale, organet publike që administrojnë borxhin publik, bankat qendrore, institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane, Banka Europiane e Investimeve dhe organizata të tjera të ngjashme ndërkombëtare.
Fondet e investimeve alternative mund të kenë formën e sipërmarrjeve me pjesëmarrje të mbyllur me formë të shoqërisë tregtare ose formë kontraktore (fondet e investimeve) të cilat janë të përshtatshme për të bërë investime jolikuide, të tilla siç janë pasuritë e paluajtshme.
Aktualisht, në Shqipëri janë të licencuara dy fonde të investimeve alternative, Sea Land Investment Fund dhe Green View Alternative Investment Fund. Të dyja fondet administrohen nga shoqëria administruese Credins Invest. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme.
Në fund të vitit 2023, fondi më i madh ishte Sea Land Investment Fund kishte aktive totale për afërsisht 3 miliardë lekë, në rritje me 8.4% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa fondi tjetër, Green View Alternative Investment Fund, zotëronte aktive totale për më shumë se 1.9 miliardë lekë, në rritje me 7.5% krahasuar me vitin 2022.
Rritja e vlerës së pronave, që ndodhen pranë zonës ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës, ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve.
Ndërkohë, segmenti më i rëndësishëm i tregut të fondeve të investimit, ai i fondeve klasike që investojnë në instrumente financiare, vitin e kaluar iu rikthye rritjes, pas goditjes së fortë që pësoi në vitin 2022. Sipas statistikave të AMF-së, asetete neto të këtyre fondeve (përjashtuar fondet e investimeve alternative) arritën vlerën e 45.45 miliardë lekëve, në rritje me 9.2% krahasuar me vitin 2022. Numri i anëtarëve në fonde arriti në 32 189, në rritje me 11.2% krahasuar me fundin e vitit 2022./ Monitor.al
Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë ...
Sot, më 20 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 mi...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...
Sot, më 17 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 16 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjis...
Sot, më 15 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Dikur shqetësoheshim që planeti të popullohej së tepërmi, ...
Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e dre...
Ekonomia e Shqipërisë është "e uritur” për punonjës që...
Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kan...
Sot, më 14 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...