Euro statik prej ditësh, monedhat e huaja përballë lekut/ Këmbimi valutor, 7 dhjetor 2022
Dollari amerikan sot blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 11...

Industria gjermane mori sërish më shumë porosi. Kjo ushqen shpresat për një recesion të moderuar dimëror. Porositë u rritën 0.8 për qind nga muaji i kaluar si pasojë kërkesës së shtuar nga bota e jashtme, tha Zyra Federale e Statistikave.
Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve "Reuters" kishin pritur rritje prej vetëm 0.1 për qind, kështu që rritja rezultoi më e fortë sesa pritej. Në shtator pati një rënie prej 2.9 për qind dhe në gusht rënia e porosive ishte 2.0 për qind.
Një vështrim në detaje nxjerr në pah disa aspekte interesante: ndërsa porositë e brendshme ranë me 1.9 për qind në tetor, ato nga jashtë u rritën me 2.5 për qind. Kërkesa e Eurozonës u rrit me 2.6 për qind, biznesi i ri me pjesën tjetër të botës u rrit me 2.5 për qind.
Porositë për mallra investimi si makineri, automjete dhe pajisje u rritën me 3.2%, kryesisht për shkak të kërkesës së fortë për mjete motorike. Prodhuesit e mallrave të ndërmjetëm shënuan rënie prej 1.4 për qind. Në të kundërt, porositë e mallrave të konsumit ranë 6.3 për qind.
Kryeekonomisti Alexander Krüger i Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank pranon se ky zhvillim pozitiv është i papritur - veçanërisht pasi rënia e muajit të kaluar nuk ishte aq e fortë sa ishte paralajmëruar fillimisht.

"Kështu porositë, të cilat herë pas here u rritën ndjeshëm që nga vera 2020 si pasojë e efekteve të zëvendësimit të kohës së humbur dhe pengesave në dërgesat, tani janë stabilizuar disi," komentoi Ministria gjermane e Ekonomisë. "Përveç përmirësimit të lehtë në treguesit e besimit, ky është një tregues i mëtejshëm se recesioni mund të jetë më i dobët se sa pritej, edhe nëse perspektiva për kushtet industriale mbetet e përmbajtur."
"Tendenca është qartësisht në rënie”
Por të dhënat tregojnë edhe pika të dobëta. Pa porosi të mëdha, porositë do të kishin rënë 1.2 për qind. Krahasuar me tetorin e vitit 2021, biznesi i ri ishte gjithashtu 3.2 për qind më i ulët. "Tendenca në porositë e reja vazhdon të jetë dukshëm në rënie”, përfundoi Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank. "Kjo mbështet hipotezën se ekonomia gjermane po shkon ngadalë në një recesion të butë, edhe nëse një kolaps ekonomik si ai që pasoi krizën financiare nuk ka gjasa për shkak të mungesës së racionimit të gazit."
Ekonomia e plogësht botërore, mungesa e materialeve dhe mbi të gjitha kriza energjetike po minojnë aktualisht industrinë. Megjithatë, kompanitë kanë një dyshek të trashë porosish, pasi shumë porosi nuk mund të përmbusheshin për shkak të mungesës së produkteve të ndërmjetme dhe lëndëve të para. Përveç kësaj, zinxhirët e furnizimit po funksionojnë përsëri më mirë. "Kjo argumenton në parim për një rimëkëmbje të prodhimit industrial në muajt e ardhshëm," tha kryeekonomisti i VP Bank, Thomas Gitzel.
Rekord qarkullimi midis ofruesve të shërbimeve
Ndërkohë, ofruesit gjermanë të shërbimeve përshpejtuan arritjen e tyre pas lehtësimit të Coronas në fund të tremujorit të tretë. Qarkullimi në industrinë e shërbimeve, duke përjashtuar ofruesit e shërbimeve financiare dhe të sigurimeve, është rritur me 0.7 për qind krahasuar me muajin gusht, si në terma realë (që marrin parasysh inflacionin) ashtu edhe në shifra nominale, njoftoi sot Enti Federal i Statistikave.
Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ka një rritje prej 12.0 përqind në terma realë dhe 15.9 përqind në terma nominalë. Përveç një rënieje të moderuar të të ardhurave në qershor, qarkullimi në sektorin e shërbimeve është rritur në mënyrë të qëndrueshme deri tani gjatë vitit, theksoi Enti. "Në shtator 2022, sektori i shërbimeve ka gjeneruar të ardhurat më të larta që nga fillimi i cikleve kohore në 2015." Kështu, rekordi i qarkullimit para Koronës, i qershorit 2019, u kalua me 5.2 për qind./DW
Dollari amerikan sot blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 11...
Nga 1 dhjetoi Bashkimi Europian, vendet e G7 dhe Australia...
Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës r...
Dollari amerikan sot blihet me 109.8 lekë dhe shitet me 11...
Pavarësisht diskutimit për të vënë në fuqi fashën 800 KW o...
Dollari amerikan vijon t’i zbresë shkallët e këmbimit me ...
Dollari amerikan duket se po prek fundin në tregun valutor...
Dollari amerikan e ka nisur muajin dhjetor me rënie, nga 1...
Shumica e kriptomonedhave të mërkurën, më 30 nëntor, u...
Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë ...
Muaji nëntor mbyllet me një zhvlerësim të monedhave të hua...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme çm...
Administratori i KESH-it, Ergys Verdho, lidhur me fashën e...
Administratori i KESH-it, Ergys Verdho, ka deklaruar se in...
Thirrja e qeverisë për të investuar në bono thesari ka dhë...
Dollari amerikan vijon të këmbehet në kuotat e 112 lekëve....
Më shumë kriptovaluta panë humbje sesa fitime, ndërsa ...
JP Morgan, një nga bankat më të mëdha në SHBA, nuk është s...
Java nis pa ndryshime në tregun valutor. Dollari amerikan ...
Java në tregun valutor mbyllet pa ndonjë surprizë. Monedha...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...