Kursi i këmbimit valutor, 31 mars 2026
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 83 lekë dhe s...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri pësuan një rënie të vogël vitin e kaluar, pas katër vitesh radhazi në rënie.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimet për vitin 2025 arritën vlerën e 1.068 miliardë eurove, në rënie me 3.8% krahasuar me një vit më parë. Kjo shumë përfshin fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.
Nëse nga shuma totale e të ardhurave nga investimet zbresim vlerën e fitimeve të riinvestuara (837 milionë euro), shuma e tërhequr nga investitorët e huaj vitin e kaluar mund të llogaritet në 231 milionë euro, me një rënie prej 9.8% krahasuar me vitin 2024.
Në kahun e kundërt, flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për vitin 2025 u rritën në 305 milionë euro, 3.7% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 765 milionë eurove. Megjithatë, deficiti u tkurr me 6.3% krahasuar me vitin 2024.
Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, ndaj bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.
Rimëkëmbja e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri, duke ndikuar në rritjen e fitimeve.
Një pjesë e mirë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.
Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në Lekë, ndërsa fitimet për aksionarët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i Lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në Euro.
Për këtë arsye, mes aktorëve që kanë përfituar nga rënia e Euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj.
Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i Lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2025 fitimi i riinvestuar arriti në 837 milionë euro ose pothuajse sa 51% të totalit të investimeve të huaja direkte.
Megjithatë, kjo tendencë rritëse e fitimeve të investitorëve të huaj duket se është frenuar vitin e kaluar, duke sinjalizuar ndoshta arritjen e pikut të efekteve të ciklit pozitiv që ndoqi ekonomia shqiptare pas pandemisë, por edhe ngadalësimin e efekteve të lidhura me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023. /Monitor
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 83 lekë dhe s...
Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shkurt. S...
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrat...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.8 lekë dhe ...
Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqi...
Nëse ka institucione ku makroekonomia komplekse, strategji...
Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 47.3% e energjisë ele...
Ari është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes së treg...
Projektligji i ri “Për tregjet e kripto-aseteve” pritet të...
Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të dj...
Një raport i fundit i bankës Europiane për Rindërtim dhe Z...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se Bordi...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekono...
Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur ed...
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit...
Viti 2025 ishte i pesti që sektori bujqësor shënoi rënie t...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë dh...
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...