Nga referencat e rretheve, Paqja fiskale dhe fshirja e detyrimeve/ Malaj sqaron kur nis zbatimi
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...

Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shkurt. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë shkurtit sektori bankar dha 30.3 miliardë lekë kredi të reja. Kjo shumë është 5.7% më e lartë krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
Megjithatë, për shkak të rënies së janarit, deri tani, bilanci progresiv i dy muajve të parë të vitit, paraqitet në rënie. Në periudhën janar-shkurt, kredia e re për ekonominë ishte 58.6 miliardë lekë, shumë kjo 3.3% më e ulët se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Deri tani, rënia e kredisë në muajt e parë të 2026 i detyrohet segmentit të individëve dhe korporatave publike, ndërsa kredia për ndërmarrjet private paraqitet në rritje.
Gjatë periudhës janar-shkurt, kredia e re për individët shënoi vlerën e 18.3 miliardë lekëve, 9% më pak krahasuar me një vit më parë. Duke se kredia për individët po frenon disi, pasi shënoi vlera të reja rekord gjatë vitit të kaluar.
Në mesin e vitit 2025, hynë në fuqi edhe disa masa kufizuese direkte të Bankës së Shqipërisë, që tentonin të shtrëngonin pjesërisht standardet e kreditimit për blerjen e banesave nga individët. Gjatë 6-mujorit të dytë 2025, këto masa nuk dhanë ndonjë efekt të rëndësishëm dhe kredia për shtëpi vijoi rritjen. Në dy muajt e parë të këtij viti, vlerat e kredisë duket se janë në rënie të lehtë, por megjithatë do të duhet më shumë kohë për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një tendencë të mirëfilltë në këtë drejtim.
Edhe kredia për ndërmarrjet publike pësoi rënie në vetëm 300 milionë lekë, rreth 10 herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, ecuria e këtij segmenti në përgjithësi përcaktohet nga huamarrjet sporadike të ndërmarrjeve të veçanta, kryesisht ato të sektorit energjetik.
Në segmentin e kompanive private, kreditimi ka shfaqur një ecuri pozitive, me 40 miliardë lekë kredi të reja të dhëna gjatë periudhës. Krahasuar me një vit më parë, kredia e re për biznesin është rritur me 7.3%.
Gjatë muajit shkurt, edhe vlera totale e portofolit të kredisë, e shprehur si tepricë e pashlyer, iu kthye rritjes, pas frenimit në janar. Portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 946.9 miliardë lekëve, në rritje me më shumë se 7.5 miliardë lekë krahasuar me janarin. Me bazë vjetore, kredia për ekonominë vazhdon të jetë në rritje dyshifrore, me 11.6%.
Rritja më e lartë vazhdon të regjistrohet në segmentin e individëve, ku portofoli i kredisë është në rritje vjetore me 17.7%. Ndërkohë, për ndërmarrjet private kredia është në rritje vjetore me 8.7%.
Kreditimi i ekonomisë vazhdon të shfaqë ritme të mira, por, megjithatë, tensionet gjeopolitike dhe shqetësimi për një valë të re inflacioniste mund të sjellin sfida në vazhdim. Rritja e inflacionit do të sillte rritje të pashmangshme të normave të interesit dhe do të prekte aftësinë paguese të huamarrësve, duke krijuar premisa për një frenim të kredidhënies dhe keqësim të cilësisë së portofolit ekzistues./ Monitor.al
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrat...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.8 lekë dhe ...
Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqi...
Nëse ka institucione ku makroekonomia komplekse, strategji...
Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 47.3% e energjisë ele...
Ari është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes së treg...
Projektligji i ri “Për tregjet e kripto-aseteve” pritet të...
Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të dj...
Një raport i fundit i bankës Europiane për Rindërtim dhe Z...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se Bordi...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekono...
Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur ed...
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit...
Viti 2025 ishte i pesti që sektori bujqësor shënoi rënie t...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë dh...
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në...
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pr...
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...