A do të rikthehen çmimet në nivelin e parakrizës?
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se Bordi...

Një raport i fundit i bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që fokusohet në efektet potenciale ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme nuk e ka renditur Shqipërinë në ekonomitë që pritet të ndikohen më shumë nga kriza në Lindjen e mesme.
Në rajon, vendi që do të ndikohet më shumë janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Indeksi merr në konsideratë ndikimin ushtarak, ndërprerjet e drejtpërdrejta në tregti dhe turizëm, importet e naftës, gazit dhe plehrave kimike, remitancat nga ekonomitë e vendeve të Gjirit (GCC), si dhe kapacitetin fiskal të qeverive për të përballuar goditjet nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve (i matur përmes së kundërtës së raportit të pagesave të interesit ndaj PBB-së). Shqipëria duket se favorizohet nga fakti se vendi llogaritet që ka një deficit të ulët të tregtisë së naftës, për shkak se është dhe eksportuese, ndryshe p.sh. nga Maqedonia e Veriut.
Shqipëria ka ndërkohë një intensitet më të ulët të naftës në ekonomi, sesa Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi e Serbia, e matur me fuçi për 1000 USD ndaj GDP (shiko grafikun më poshtë).
Ndonëse Shqipëria është vendi i dytë në rajonin e BERZH me varësinë më të lartë të turizmit, pas Libanit, e matur me të ardhurat hyrëse të turizmit në raport me PBB-në (shiko grafikun e turizmit), sërish vendi nuk renditet në listën e shteteve që do preken, pasi ndodhet si pozicionim larg shteteve të konfliktit.
Ndikimi në rajonin e BERZH
Ndikimi ekonomik i konfliktit në Lindjen e Mesme, sipas raportit të fundit të BERZH, është kryesisht i lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë, ndërprerjet në tregti dhe turizëm, si dhe shtrëngimin e kushteve financiare në nivel global.
Çmimi i naftës ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa gazi në Europë është dyfishuar, duke krijuar presion mbi ekonomitë importuese dhe duke rritur inflacionin global. Nëse këto nivele çmimesh mbeten të larta, rritja ekonomike globale mund të ulet me të paktën 0.4 pikë përqindje, ndërsa inflacioni të rritet mbi 1.5 pikë përqindje.
Raporti thekson se efektet nuk janë të njëjta për të gjitha vendet. Ekonomitë që varen më shumë nga importet e energjisë, nga remitancat nga vendet e Gjirit apo nga turizmi, janë më të ekspozuara. Në listën e vendeve më të prekura përfshihen Libani, Jordania, Egjipti, Ukraina, Moldavia, Turqia dhe në rajonin e Ballkanit, Maqedonia e Veriut.
Këto vende kanë ose varësi të lartë nga energjia e importuar, ose lidhje të forta tregtare dhe financiare me rajonin e Gjirit.
Në Ballkanin Perëndimor, ndikimi është i pabarabartë. Maqedonia e Veriut renditet ndër më të ekspozuarat për shkak të deficitit të lartë energjetik dhe varësisë nga importet, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia shfaqin gjithashtu një nivel më të lartë ndjeshmërie, për shkak të strukturës së ekonomisë dhe lidhjeve tregtare. Ndërkohë, Shqipëria nuk shfaqet në listën e vendeve më të prekura, çka lidhet me disa faktorë strukturorë.
Së pari, lidhjet direkte tregtare të Shqipërisë me vendet e Gjirit dhe Iranin janë relativisht të kufizuara krahasuar me ekonomi të tjera, çka redukton ekspozimin ndaj ndërprerjeve të drejtpërdrejta në tregti.
Së dyti, remitancat nga vendet e Gjirit nuk përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, ndryshe nga vende si Egjipti apo Jordania, ku ato arrijnë deri në 4-8% të PBB-së.
Një element tjetër lidhet me strukturën e turizmit. Ndërsa vendet si Jordania dhe Libani janë shumë të varura nga turizmi ndërkombëtar dhe janë drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj pasigurisë në rajon, Shqipëria përfiton nga një bazë më e diversifikuar turistësh dhe nga afërsia me tregjet europiane, duke e bërë më pak të ndjeshme ndaj krizave në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht se raporti nuk e rendit Shqipërinë ndër vendet më të prekura, kjo nuk do të thotë se Shqipëria është e imunizuar. Si importuese neto e energjisë, ajo mbetet e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit, të cilat transmetohen në kosto më të larta për bizneset dhe konsumatorët. Po ashtu, rritja e çmimeve të plehrave kimike dhe ushqimeve, që lidhet drejtpërdrejt me energjinë, mund të ushqejë presionet inflacioniste në vend./ Revista Monitor
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se Bordi...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekono...
Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur ed...
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit...
Viti 2025 ishte i pesti që sektori bujqësor shënoi rënie t...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë dh...
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në...
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pr...
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe...
Jet Bank plotëson procesin e licensimit nga Banka e Shqipë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvillua...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Ndonëse ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj u ngadalësuan...
Turizmi nuk ka arritur të kapë ritmin pozitiv të rritjes a...
Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka shtuar lëvi...
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 l...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.1 lekë d...
Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit n...
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...