Monedhat e huaja sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 16 janar 2024
Sot më 16 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...

Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët e vlerësojnë këtë tregues në 5.7 pikë nga një shkallë nga 0 (shumë të pakënaqur) në 10 (shumë të kënaqur).
Treguesi është matur nga Eurostat dhe i përket vitit 2021.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian (BE), kënaqësia e shqiptarëve është më e ulët. Për 2021, shkalla e kënaqësisë nga jeta në BE ishte 7.2 dhe në vitin 2022 zbriti në 7.1 (për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2021).
Shqipëria u rendit e dyta me nivelin më të ulët të kënaqësisë në Evropë, në të njëjtin nivel me Bullgarinë dhe vetëm pas Turqisë (5.6).
Nga vendet e tjera të rajonit, që i kanë të disponueshme të dhënat, Mali i Zi e kishte shkallën e kënaqësisë në nivelin e 6.4 në 2021, por që zbriti në 5.8 në 2022.
Ndërsa në Serbi, shkalla e kënaqësisë së të jetuarit u rrit në 6.1 në 2022, nga 6 në 2021.
Maqedonia e Veriut e ka të dhënën e fundit të disponueshme të vitit 2020, kur treguesi i kënaqësisë nga jeta ishte 6 pikë.
Edhe për Kosovën e dhëna e fundit e disponueshme është e vitit 2020, me tregues po 6 pikë.
Sipas Eurostat, kënaqësia me jetën mund të ndikohet nga shumë faktorë si mosha, niveli i arsimimit, gjendja familjare dhe financiare, si dhe shumëllojshmëria e përvojave, zgjedhjeve, prioriteteve dhe vlerave të një individi.
Në Shqipëri, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat, niveli i kënaqësisë për jetën është i njëjtë, të dy në 5.7 pikë.
Në Shqipëri, kënaqësia për jetën është më e ulët te të moshuarit, me grupmoshën mbi 65% që e ka treguesin 5.4 pikë, më të ulët sesa mesatarja e vendit prej 5.7 pikë dhe më e larta te të rinjtë 16-19 vjeç, me 6.3 pikë.
Sipas nivelit të arsimit, personat me arsim të ulët janë më të pakënaqur me jetën, me treguesin që vlerësohet në 5.4 pikë dhe më i lartë është për personat me arsim të lartë, në 6.5 pikë.
Bashkimi Evropian
Sipas Eurostat, në vitin 2022, njerëzit në BE e vlerësuan kënaqësinë e tyre të përgjithshme nga jeta mesatarisht me 7.1 pikë në një shkallë nga 0 (shumë të pakënaqur) në 10 (shumë të kënaqur). Për 18 nga 27 vendet e BE-së, kënaqësia e përgjithshme e jetës u vlerësua mbi ose e njëjtë me mesataren e BE-së.
Vlerësimi ishte më i lartë në Austri (7.9), Finlandë, Poloni dhe Rumani (secila me 7.7), Belgjikë dhe Holandë (të dyja me 7.6) dhe më i ulëti në Bullgari (5.6), Gjermani (6.5) dhe Greqi (6.7).
Në të gjitha vendet përveç Bullgarisë, vlerësimet mesatare të kënaqësisë nga jeta ishin mbi 6, që do të thotë se shumica e njerëzve në BE deklaruan veten të kënaqur dhe jo të pakënaqur.
Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve evropianë është mbledhur si pjesë e statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës./ Revista Monitor
Sot më 16 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfi...
Projekti që do të mbështesë sektorin e bujqësisë në ku...
Sot më 15 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 ...
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin rënie...
Ekonomia shqiptare nuk e ka pasur asnjëherë problem të “sh...
Sot më 13 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 ...
Sot më 12 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Fabrikat në sektorin fason e kanë nisur vitin me falim...
Sot më 11 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...
Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimi...
Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kredit...
Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rri...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj...
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...
Teksa reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve du...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundoj...
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Sot më 8 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë ...
Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë ven...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...