31 Marsi, afati i fundit për dorëzimin e DIVA/ Nuk ka shtyrje afati, ja sa gjobë rrezikoni
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimi...

Banka e Shqipërisë theu përsëri rekordin e blerjes së valutës vitin e kaluar. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.
Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.
Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar kishin vlerën e 297.9 milionë euro, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 729.1 milionë eurosh, në rritje me 12.1%. Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.
Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan pa ndërprerje deri në muajin dhjetor. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte korriku, kur Banka Qendrore bleu gati 236 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Publikimi i shifrave të detajuara të Bankës së Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun valutor jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.
Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.
Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.
Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, prej 96.46 lekësh, të regjistruar vetëm një javë para mbylljes së vitit 2025.
Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%.
Ndërkohë, rënia ka vazhduar edhe gjatë tremujorit të parë 2026, kur kursi i Euros ka prekur minimume të reja, poshtë kufirit të 96 lekëve.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot).
Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në periudhën mes muajve qershor dhe gusht do të zhvillohen gjithsej 12 ankande për blerje valute.
Shuma maksimale e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë do të jetë 10-12 milionë euro, në varësi të ankandit. Megjithatë, rregulloret i lejojnë Bankës së Shqipërisë të kryejë edhe blerje në një raund të dytë, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë.
Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare./ Revista Monitor
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimi...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri pësuan një rën...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 83 lekë dhe s...
Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shkurt. S...
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrat...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.8 lekë dhe ...
Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqi...
Nëse ka institucione ku makroekonomia komplekse, strategji...
Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 47.3% e energjisë ele...
Ari është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes së treg...
Projektligji i ri “Për tregjet e kripto-aseteve” pritet të...
Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të dj...
Një raport i fundit i bankës Europiane për Rindërtim dhe Z...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se Bordi...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekono...
Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur ed...
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit...
Viti 2025 ishte i pesti që sektori bujqësor shënoi rënie t...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...